Aktualitet

Tropojë/ Pezullohet firma e kromit: Të rikthejë mjedisin siç ishte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:32 - 03/05/22 |
Opi Nion

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një problem për ujin e pijshëm në Tropojë. Shoqëria “Evi Construction dhe Evi Mineral Invest” që prej vitit 2014 kishin marrë një leje minerare, për të shfrytëzuar krom në fshatin Zogaj të Tropojës.

Banorë të lagjes Mjekërbardhë të këtij fshati pas shumë ankesave nëpër institucione, trokitën në “Stop” duke kërkuar që kjo firmë të largohej prej burimit të ujit të pijshëm si dhe nga tokat e tyre.

Ata thanë se kjo firmë me administrator Z.Admir Demiri, ka tejkaluar koordinatat dhe ka dëmtuar burimin e ujit të pijshëm. Konflikti u përshkallëzua edhe në kërcënime.

14 Prill 2022

“Shqetësohemi nga një firmë që në vitin 2014 për dhunim të tokave, për shfrytëzim mineralesh që ne aty kemi burimin e ujit dhe ne ngelim pa ujë. Nuk ka marrë parasysh prishjen e ujit. Nuk kemi gjetur konsensus me të fare”, tha një banore.

Konflikti është përshkallëzuar deri në kërcënime.

“Jemi të shqetësuar shumë për këtë punë se na ka hyrë në ujësjellës. Edhe tokat e bukës na i ka prish. Edhe me armë po. I jemi drejtuar shtetit, po sot, po nesër”, tha një banor tjetër.

Pas transmetimit të “Stop”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit pa gjendjen nga afër dhe doli në konkluzionin, se subjekti në fjalë është në shkelje. Ky subjekt u ndëshkua me 500 000 lekë gjobë dhe është kërkuar pezullim i aktivitetit, duke i lënë detyrë të rikthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme. Megjithatë banorët tregojnë se subjekti vazhdon akoma të shpërthejë mjedisin me lëndë plasëse.

Bisedë telefonike mes banorit dhe kryetarit të Bashkisë Tropojë

Banori: Pasi kemi sjellë mediat, e pasqyruan mediat. Na ka dalë mbrëmë në orën 8 të darkës, në 7 të darkës dhe ka plasur minat. Kemi lajmëruar komisariatin.

Rexhe Byberi: I jap të drejtën unë dhe pasi më thërret gjykata, prokuroria, dëshmoj aty.

Banori: Ne e kemi denoncuar atë.

Rexhe Byberi: Shumë mirë keni bërë!

Banori: I kemi denoncuar, por nuk kanë marrë masa, kryetar.

Rexhe Byberi: E kam bërë timen. E kam çuar grupin e punës, ma sjellë prurë të kompletuar. Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

Banori: Faleminderit!/ Tv Klan

Pas