Tërmeti që goditi Shqipërinë rreth orës 4 të mengjesit të sotëm është padyshim nje nga më të fuqishmit në historinë e vendit por edhe nga më vdekjeprurësit.
Prej orësh tashmë qyteti i Durrësit dhe zona e Thumanës janë në vëmendjen maksimale të ekipeve të shpëtimit të banorëve të cilët janë bllokuar në banesat e shkatërruara.
E gjithë kjo ngjarje tragjike është pasqyruar në mediat më prestigjoze ndërkombëtare.
“Shqipëria goditet nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, të paktë 7 të vdekur dhe 300 të plagosur”, është titulli që Washington Post i ka dedikuar ngjarjes.
Mediat britanike si BBC, The Times dhe The Guardian i kanë dedikuar nga një artikull gjendjes në Shqipëri.
“Termeti i fortë me magnitudë 6.4 godet Tiranën”, “Gjashtë të vrarë dhe qindra të plagosur nga tërmeti në Shqipëri”, “Tërmet në Shqipëri: të paktën shtatë të vdekur dhe qindra të plagosur”. Këto janë titujt që ata kanë prezantuar ngjarjen tragjike.
Media ndërkombëtare Al Jazeera e ka cilësuar tërmetin si “tronditja më e fortë në dekada që lëkundi Shqipërinë”.
“Tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë, vret 7 dhe shemb ndërtesat”, shkruan edhe Reuters. /Opinion.al