Dy persona janë vrarë dhe 3 jane plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në shëtitoren e qytetit të Lushnjes pasditen e sotme.
Mësohet se viktimat janë dy të rinj, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende me dije. Atentatorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një makinë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.
Identiteti i tyre nuk dihet, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre. Sipas ABC News, dy viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares. Ndërkohë, nuk ka informacione as për të plagosurin. Shkaqet e vrasjes mbeten ende mister.