Komuniteti lokal i Ksantisë në Greqi, si dhe i gjithë vendi, është tronditur nga vrasja e një burri në Drosero të Ksantisë, pasi autori pasi qëlloi pesë herë viktimën, ngarkoi një video në TikTok duke shpjeguar arsyet që e bëri këtë.
Të dhënat e para flasin për konflikte personale mes autorit dhe viktimës. Bën bujë fakti që 36-vjeçari, i cili tashmë ndodhet në prangat e policisë, ka postuar një video në TikTok pak kohë pas ekzekutimit të viktimës, siç raporton xanthinea.gr.
Mësohet se vrasësi i vetë-rrëfyer ishte arrestuar pak ditë më parë pas një bastisjeje të policisë për armë dhe drogë. Ai u lirua dhe në mëngjes herët kreu krimin. Viktima, që ra i vdekur në një pellg gjaku, ka marrë të paktën 5 plumba duke mbërritur në spital i vdekur. 36-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë, ndërsa njihej si person me precedentë penalë.
Sipas informacioneve të deritanishme, 36-vjeçari dhe viktima kanë pasur mosmarrëveshje personale, ku autori e ka qëlluar nga afër.