Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Gjermani. Pesë persona janë gjetur të pajetë në një banesë në jug të Berlinit, konkretisht në Koenigs Wusterhausen.
Ansa.it raporton se në mesin e viktimave janë edhe 3 fëmijë.
Sipas hetuesve që kanë mbërritur në vendngjarje tek të pesë personat e pajetë janë konstatuar plagë të shkaktuara me thikë dhe plumba.
Autoritetet janë duke hetuar pistën për një vrasje të shumëfishtë./Opinion.al