Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një drejtues automjeti ka mbyllur në kazanin mbeturinave një të mitur rom, pasi ky i fundit i kërkoi lëmoshë. Ngjarja nuk ka kaluar pa vëmendjen e banorëve të zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë Bashkiake, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e 10 vjeçarit nga kazani si edhe u lajmërua Policia e Komisariatit Nr 2. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, si pasojë e dhunës së ushtruar u lajmërua psikologu, ndërkohë që është në kërkim drejtuesi i automjetit që kreu këtë akt.