Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tronditëse në Tiranë/ Arrestohet 61-vjeçari që për 16 vjet abuzoi seksualisht me vajzën e tij

2018/08/31 at 8:26 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmi rrënqethëse, babai shqiptar përvëloi vajzën me ujë të nxehtë

Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi prej 16 vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Denoncimi është bërë nga vajza, sot 25-vjeçare, dhe në momentin e abuzimit të parë, vetëm 9 vjeçe. Vajza ka rrëfyer gjithçka tek murgeshat, ndërsa në moshën 19 vjeçare ka mbetur shtatzënë me babain e saj dhe e ka abortuar fëmijën.


Ishte viti 2002 kur në një familje shqiptare në Tiranë drama e një divorci u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjeçare të çiftit. Tre fëmijë të çiftit, dy vajza dhe një djalë, më e madhja 9 vjeçe, qëndruan me babain e tyre 45-vjeçar me inicialet Q.N. Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit. Një dhomë modeste në Tiranë, brenda së cilës jetonin 4 persona, fëmijët me babain, rrethuar nga skamja.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar. Q.N ndodhet në prangat e policisë pas një kallëzimi të vajzës së tij që nxori në dritë një histori monstuoze. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

Por si u zbulua kjo histori tronditëse?

Vitet e fundit vajza angazhohej me komunitetin e murgeshave, e në një prej bisedave mes tyre, vajza ka gjetur guximin të tregojë tmerrin që i kishte shkatërruar jetën. Një vajzë e mbyllur, që rrallë fliste me njerëzit. Por që ngrohtësia e gjetur pranë motrave murgesha e bëri atë të rrëfejë tragjedinë e jetës së saj. Pas historisë shokuese murgeshat, me pëlqimin e vajzës, kanë njoftuar policinë, ku efektivët e policisë në Tiranë bënë të mundur arrestimin e babait përdhunues.

61-vjecari ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu, me një gjakftohtësi të frikshme. Në dëshminë e tij ai nuk lë pa akuzuar edhe të bijën, duke hequr nga barra e fajit përgjegjësinë e tij. Disa herë, vajza donte edhe vet, shprehet ai, duke dashur të fshehë përmasat e dramës që ka shkaktuar në jetën e së bijës.

Në moshën 19-vjeçare, vajza ka mbetur shtatzënë me babain e saj, dhe ka kryer një abort, detaj ky i pranuar nga të dyja palët. Prej 6 vitesh tashmë babai dhe vajza jetonin të vetëm në banesë, pasi vajza tjetër e tyre ishte martuar, ndërsa djali kishte dalë të jetonte i vetëm me qira.

Ditët e fundit vajza ishte larguar nga banesa dhe babai e kishte denoncuar të zhdukur, por pa ditur se ajo gjendej pranë murgeshave tek të cilat kishte mundur që pas 16 vjetësh të fliste për historinë e dhimbshme me babain e saj përdhunues.

Policia e Tiranës i ka dorëzuar materialet procedurale në Prokurori. Ndaj 61-vjecarit janë ngritur tre vepra penale të parashikuara nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal. Konkretisht ato janë marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje. Vepra penale për të cilat nëse merret vendimi i dënimit maksimal, rrezikon deri në 37 vjet burg. Nëse do të dënohet me vendim maksimal, kjo për 61-vjecarin do të thotë të kalojë pjesën e mbetur të jetës, në burg. Që në momentin e parë të denoncimit vajza është nën kujdesin e punonjësve sociale. /marrë nga gazetaexpress.com

 

Etiketa: 16 vjetabuzoi me te bijenarrestohet 61-vjecari


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Para
Stresi “rrëmben” të fejuarën dhe nisin pushimet e ëmbla, reperi romantik si kurrë më parë

Është ndarë stresi nga e fejuara? Kejsi zbulon të vërtetën: Unë jam e martuar

Injorimi i Ballkanit dhe axhenda e Sorosit, rrezik për ne

Injorimi i Ballkanit dhe axhenda e Sorosit, rrezik për ne

Princeshë Diana kishte një vajzë sekrete dhe e ka mbajtur të fshehur?

Princeshë Diana kishte një vajzë sekrete dhe e ka mbajtur të fshehur?
















TE FUNDIT

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
4 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të kreut të shtëpisë së Bardhë,  duke pranuar lirimin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Tetor, 2025

Parashikimi i motit për vendin tonë sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. E Shtunë 04 Tetor 2025 Shkodër 8...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Tetor, 2025

Dashi Motivimi dhe energjia shtesë që kishe në fillim të javës ka nisur të zbehet. Ajo që më parë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com