Gjyshi i vogëlushes 13 muajshe të cilën e masakruan dy qentë “Pitbull” në Itali ka folur për herë të parë rreth asaj se çfarë ka ndodhur aty.
“E kisha në krahë vajzën kur qentë e sulmuan. Nuk i ndala dot nga sulmi”, ka qenë kjo deklarata e Hasan Kikaj, gjyshit të Victorias në Gjykatën e Breshias.
Megjithatë, versioni i tij ka lënë dyshime te hetuesit, shkruan ‘Corriere’. Gjyshi është ndër personat e hetuar për vdekjen e vajzës, po ashtu babai shqiptar dhe nëna italiane e Victorias. Ndërkohë, nën hetim është edhe veterineri, i cili nuk kishte raportuar tek autoritetet një sulm të mëparshëm të dy qenve kundër një qeni tjetër, siç e kërkon ligji.
Kujtojmë që ngjarja në fjalë ndodhi në Breshia të Italisë në 17 shtator./Panorama