Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trondit” Donald Lu: Zgjedhjet pa opozitën, të ligjshme

2017/04/27 at 6:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori Lu optimist: 2017-ta do të jetë i shkëlqyer për Shqipërinë

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se zgjedhjet pa opozitën mund të quhen të ligjshme.

Megjithatë ai tha se mirë do të ishte që në zgjedhje të merrnin pjesë të gjitha partitë politike.

INTERVISTA

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! Së pari, ju falenderoj për këtë mundësi. Shqipëria prej disa javësh po përjeton një krizë të gjatë politike. Para dy ditësh këtu në Tiranë ishin dy euro-deputetë, të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin një zgjidhje mes palëve, por dështuan. Sipas jush, cilat janë pasojat e kësaj situate të krijuar tani?

Ambasador Donald Lu: Së pari Armand, faleminderit që më ftuat sërish në Zërin e Amerikës. Unë nuk do të flas për të gjitha pasojat, por dua të them se disa politikanë shqiptarë, duan që ne të mendojmë, se ne jemi pranë dhunës apo kaosit. Atyre unë do t’u përgjigjesha, siç thoni ju në gjuhën Shqipëri, ‘mos i shiko gunën por shikoji punën.’ Dhe qeveria e SHBA është shumë e lumtur që deri tani, qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të qartë për të shmangur dhunën. Protestat kanë qenë paqësore. Nëse retorika ndonjëherë nuk ka qenë e tillë, të dyja palët kanë bërë thirrje për dialog, të dyja palët kanë thënë se nuk duan dhunë. Tani është në dorën e të gjithëve ne që të sigurohemi se këta politikanë do t’i mbajnë premtimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?

Ambasador Donald Lu: Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thoja se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshmë për t’u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?

Ambasador Donald Lu: Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim.

Ju sugjerojmë

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

28 Gusht, 2025 5:51 pm
Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
Bota

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

28 Gusht, 2025 5:48 pm
Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë
Bota

Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë

28 Gusht, 2025 5:45 pm
Washington Post: Presidenti do krijojë një Task Forcë të veçantë për…
Bota

Washington Post: Presidenti do krijojë një Task Forcë të veçantë për…

28 Gusht, 2025 5:44 pm
Presidenti po kërkon ta shkarkojë, shefja e Rezervës Federale padit Trump
Bota

Presidenti po kërkon ta shkarkojë, shefja e Rezervës Federale padit Trump

28 Gusht, 2025 5:42 pm
Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar
Bota

Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar

28 Gusht, 2025 5:14 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të finalizohen javën e ardhshme

28 Gusht, 2025 5:12 pm
Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë
Bota

Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë

28 Gusht, 2025 5:11 pm
Singapori ashpërson ndëshkimet për përdoruesit e cigareve elektronike dhe drogës
Bota

Singapori ashpërson ndëshkimet për përdoruesit e cigareve elektronike dhe drogës

28 Gusht, 2025 5:02 pm
Para
Peshku i Orikumit në Bruksel Global Expo Seafood

Peshku i Orikumit në Bruksel Global Expo Seafood

Çfarë solli frika e Edi Ramës për të lëshuar karrigen?

Meta President? Ja si e komenton Basha nga "Çadra e Lirisë"

Modelja me famë botërore vesh fustanin e stilistes shqiptare në Oscars 2017

Modelja me famë botërore vesh fustanin e stilistes shqiptare në Oscars 2017

TE FUNDIT

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
28 Gusht, 2025

Në fshatin Miras të Korçës ku është shfaqur një vatër zjarri, është angazhuar nga ajri helikopteri për të bërë të mundur shuarjen...

Lexo më shumë

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
28 Gusht, 2025

Bisedova me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe...

Lexo më shumë

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
28 Gusht, 2025

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Karim Khan, po përballet me dy akuza publike nga dy gra për ngacmime seksuale. Akuza...

Lexo më shumë

Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë

Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë
28 Gusht, 2025

Numri i fëmijëve të pastrehë në Francë është rritur me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com