Sport

Triumfojnë Laçi dhe Vllaznia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:18 - 05/07/20 |
el ida

Laçi mori një fitore të ngushtë, 2-1, ndaj Flamurtarit. Tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të goleadorit të tyre Nwabueze, i cili ktheu në gol një 11-metërsh, ndërsa Flamurtari reagoi duke barazuar me Hoxhajn. Për t’i dhënë 3 pikët laçianëve mendoi Turkaj, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 76-të.

Laçi ka marrë tashmë vendin e tretë me 52 pikë, dy më shumë se Teuta ndjekëse, e cila ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Vllaznia mori një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit edhe pse me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Silvio në minutën e 40.

Vllaznia është ngjitur në kuotën e 42 pikëve në vendin e tetë, një më pak se Bylisi i vendit të shtatë./Opinion.al

Pas