Partizani ka fituar edhe ndeshjen e dytë të turit të parë kualifikues të Conference League. Ndeshja me Moldavinë u mbyll me rezultatin 2-3 për skuadrën shqiptare.
Në transfertën moldave të kuqtë arritën të triumfonin pas golave të Carës dhe dopietës së Stenio Zhunior.
Me këtë fitore Partizani është kualifikuar në turin e dytë kualifikues. Në këtë fazë, që nis mesjavën e ardhshme Partizani do ketë një përballje ferri me Bazelin e Zvicrës.