Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tritoli në Elbasan, flet mes lotëve babai i 26-vjeçarit të plagosur: I ra dera kur po shkonte në tualet

2024/07/14 at 3:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritoli në Elbasan, flet mes lotëve babai i 26-vjeçarit të plagosur: I ra dera kur po shkonte në tualet

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së dielës në korridorin e katit të katërt të një pallati në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 e 30 në lagjen Haxhias. Shtëpia ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të një 59-vjeçari, por jeton me qira një grua me vajzën e saj.

Si pasojë e shpërthimit, është plagosur Enea Thomarai 26-vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. Në momentin e shpërthimit ai ishte duke shkuar në tualet kur dera e banesës e përplasi në dysheme në korridorin e shtëpisë. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë të specializuar në Tiranë. Babai i tij, i tronditur tregon momentin e shpërthimit.

“Veç kur pa i shpërtheu dera. Ja aty ka ikur në tualet, i shpërtheu dera i ka rënë në surrat. Se lloj qiraxhish vijnë këtu, duhet të vinin njerëz të mirë, familjarë. Dy çuna kam, shyqyr që nuk qëlloi edhe çuni tjetër. I kam njerëz të mrekullueshëm,çunat nuk ngatërrohen me asnjë lloj gjëje, janë të edukuar, janë njerëz të pastër, nga të gjitha anët. Janë në punë”, shprehet babai i Eneas mes lotëve.

Banorët e pallatit teksa tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi shprehen se pas ngjarjes u bllokuan në banesa.

“Mirë që erdhi policia sepse nuk e hapnim dot derën. U bllokuam brenda. Biles unë burrin e kam sëmurë, nga zhurma kujtova njëherë mos me ra burri. Se ka një vit e gjysmë që nuk ecën dhe u tremba. Kam thërrit komshijen poshtë, i tha policisë, policia erdhi nga hapi derën sepse u bllokua”, thotë një banore.

“Më është dëmtuar xhami banjës, është thyer komplet. Kjo këtu (dera e jashtme), është thyer. Shpërthim shumë i fuqishëm, edhe tarraca është ulur pak se nuk ka qenë ashtu”, tregon një tjetër banore.

Në banesën ku është vendosur tritoli jetonin një 30-vjeçare e divorcuar nga Lezha dhe vajza e saj 9-vjeçare. Shpesh e reja vizitohej nga motra e saj. Kontaktet e 30-vjeçares me fqinjët ishin vetëm përshëndetjet e momentit. Mësohet se gruaja nga Lezha punon me rrjetet sociale. Për këtë ngjarje policia është duke hetuar në disa pista, mes të cilave ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të banesës, apo gruas që ka marrë banesën me qira.

Ju sugjerojmë

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
Kronikë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 Shkurt, 2026 2:27 pm
Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?
Bota

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

5 Shkurt, 2026 2:23 pm
Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Aktualitet

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

5 Shkurt, 2026 2:21 pm
Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje
Kronikë

Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

5 Shkurt, 2026 2:17 pm
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës
Kryesore

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës

5 Shkurt, 2026 2:06 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

I mituri qëllon me thikë 34-vjeçarin në Korçë

5 Shkurt, 2026 12:47 pm
Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave
Kronikë

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

5 Shkurt, 2026 12:23 pm
Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Kronikë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

5 Shkurt, 2026 12:16 pm
Para
Sulm me armë në Gjermani, raportohet për viktima dhe të plagosur

Sulm me armë në Gjermani, raportohet për viktima dhe të plagosur

Operacioni “Tempulli 2”, Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për 48 të arrestuarit

Operacioni 'Tempulli 3'/ Shisnin drogë në lagje të ndryshme të Tiranës, Gjykata lë në burg 19 të arrestuarit

Arrestimi i Belerit, KQZ:Vazhdon të jetë kandidat, emri i tij do jetë në fletën e votimit

Fredi Beleri do të udhëtojë drejt Strasburgut për tu betuar, ja sa ditë do të qëndroj jashtë qelisë eurodeputeti

TE FUNDIT

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
5 Shkurt, 2026

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat...

Lexo më shumë

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
5 Shkurt, 2026

Qeveria ka sqaruar shfuqizimin e vendimit për bllokimin e rrjetit social TikTok, duke rikthyer aksesin e plotë për të gjithë...

Lexo më shumë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
5 Shkurt, 2026

Në gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë”, rrëfeu detaje për një porosi për vrasjen...

Lexo më shumë

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?
5 Shkurt, 2026

Skandali i Jeffrey Epstein vazhdon të zgjerohet dhe të prodhojë pasoja politike në disa vende, por jo kudo njësoj. Një analizë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com