Një sasi eksplozivi i është vendosur një biznesi në Krujë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin Nikël, ku është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në parukerinë e R. Sh., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al