21-vjeçarin Erald Pajtani është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. I riu u arrestua për vënien e një sasie lëndë plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.
Mësohet se gjatë seancës, 21-vjeçari nga Larushku i Krujës nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.
Arrestimi i Erald Pajtanit është bërë më 31 dhjetor për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020./ Opinion.al