Në orët e para të mëngjesit të sotëm shpërtheu një sasi tritoli e vendosur në një servis makinash në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë.
Servisi është në pronësi të Ronaldo Petit, i cili ka deklaruar për policinë se tritoli i është vendosur nga konkurrenca, pra nga pronarë të tjerë të servisëve në këtë zonë.
Por, hetuesit dyshojnë se tritoli i është vendosur për shkak të disa konflikteve që Peti ka pasur kohët e fundit me disa nga banorët e zonës.
Ndërkohë, janë këqyrur kamerat e sigurisë së bizneseve në afërsi të vendit të ngjarjes. Dyshohet se bëhet fjala për dy persona që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.