Aktualitet

Tritol në makinën e prokurorit, reagon policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 21/12/19 |
Geljano Fataj

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar pasi makina e prokurorit Albert Kuliçi shpërtheu nga një sasi lënde plasëse.  Sipas policisë automjeti tip “Volskwagen” me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht, pasi shpërtheu lënda plasëse. Makina ka qenë e parkuar në lagjen “29 Nëntori” të qytetit bregdetar.

Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër.

“Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka patur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në qytetin bregdetar, duke filluar nga skandali i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Kuliçi ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Ky është atentati i dytë që i bëhet një prokurori ku më herë iu bë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është qëlluar me breshëri automatiku në një nga rrugët në hyrje të qytetit të Durrësit. Ndoja ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Pas