Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të murit rrethues të një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:50, ndërsa banesa është nën pronësi të Arben Xhukellari 44 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.
Policia po punon për identifikim, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al