Aktualitet

Tritol makinës, zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Muça


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 12/03/21 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku iu vendos një sasi lënde plasëse makinës së prokurorit Arjan Muça, është zbardhur dëshmia e këtij të fundit.

Sipas news 24 prokurori Muça ka thënë në Policinë e Tiranës se mjetin tip “Benz”, me targë AA102ET, e ka në pronësi të tij dhe prej më shumë se 2 vitesh e parkon në katin minus 2 të nëndheshëm, në qendrën tregtare të “Komunës së Parisit”.

Po ashtu në dëshminë e dhënë përpara efektivëve prokurori, Arjan Muça,  ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe se ky sulm lidhet vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë. Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim./Opinion.al

Pas