Kronikë

Tritol lokalit në Shkodër, djali i pronares plagosi 2 persona muaj më parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 19/11/20 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e tritolit gjatë orëve të mbrëmjes në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Lënda eksplozive ishte vendosur në lokalin e Hana Foljeta. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Bëhet me dije se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi lokali ka qenë i mbyllur, ndërsa vetë pronarja është shprehur se nuk ka dyshime te asnjë person.

Grupi i hetimit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisu punën për zbardhjen e shkaqeve të saj, ndërsa një ndër pistat ku ata dyshojnë është hakmarrja.

Por, edhe pse pronarja e lokalit Hana Foljeta ka thënë se nuk dyshon te njeri, mendohet se ngjarja ka lidhje me djalin e saj. Ky i fundit tre muaj më parë ka plagosur me thikë dy persona. Këta shtetas, edhe pse janë plagosur nga djali i 46 vjeçares pasi kanë marrë mjekim nuk kanë bërë kallëzim në polici.

Ndërkohë, djali i Hana Foljetës është arrestuar pas plagosjes, por më pas është lënë i lirë përsëri nga Policia./ Opinion.al

 

Pas