SHIJAK – Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë Erald Allushin, 19 vjeç, banues në Shijak dhe Armando Rekën, 18 vjeç, banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim, në fshatin Pjezë, Shijak, kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 55 vjeç, ku kanë marrë rreth 600 € dhe 100 000 lekë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorëve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 100 € dhe 60 000 lekë, një granatë ofensive me ndezës të montuar, një kallëp tritoli me ndezës elektrik të montuar.
Në sajë të veprimeve hetimore profesionale nga ana e Specialistëve për Krimet, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të dyshuar si autorë edhe të vjedhjes së banesës së shtetases L.Sh. 66 vjeçe, banuese në Shijak, në datë 20.11.2015, ku kanë marrë 1150 €, 2 500 lekë dhe një telefon të markës “Nokia”.