Kronikë

Tritol banesës në Dibër, plagoset një 27-vjeçar


               Publikuar në : 14:42 - 08/11/19 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë i një shpërthimi me tritol në një banesë në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Ismail Kosiqi.

Sipas të dhënave, shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në banesën e Gazmir Kosiqit, të cilit një vit më parë i vranë djalin, Elsi Kosiqi.

Eksplozivi ishte vendosur në murin e jashtëm të rrethimit të banesës, ndërkohë i plagosuri është transportuar për në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Si u ekzekutua Elsi Kosiqi?

Elsi Kosiqi, atëherë 32 vjeç, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, pasi autorët e thirrën në emër dhe e ekzekutuan me tre plumba pistolete.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega./ Opinion.al

Pas