Mjeku, Tritan Shehu, shprehet se pacienti zero ështe spekullim, pasi ai nuk është gjetur ende dhe për shkak se kemi disa vatra epidemiologjike, ai nuk ka për tu gjetur.
Sipas tij, një deklarim i tillë i përsëritur nga kryeministri kërkon të legalizojë kufizimin e kërkimeve.
Më tej, mjeku propozon disa masa që duhen ndërmarrë për të kapërcyer situatë, duke filluar nga testimi i sa më shumë personave në gjithë vendin dhe nga mobilizimi total i kujdesit parësor e mjekut të familjes në këtë betejë.
“Pacient zero” eshte spekullim, vendi ka nevoje per mijera “tampone” e qindra respiratore. Kryeministri perseri po permend te ashtuquajturin “Pacient zero”, te cilit pavaresisht nga emri i gabuar qe qellimisht i vendosin i uroj sherim te shpejte. “Pacienti zero” nuk eshte gjetur ne Shqiperi, kemi disa vatra epidemiologjike, nuk ka per tu gjetur, edhe ne Itali nuk eshte gjetur, ai mund te quhet “pacienti 1”.
Nje deklarim i tille i perseritur kerkon te “legalizoje” kufizimin e kerkimeve epidemiologjike, ndersa ne vendin tone duhen zhvilluar ne formen e kerkimit horizontal per te gjithe popullsine bazuar mbi dy kolona:
1- Kerkim horizontal ne popullesi me mijera “tampona”, sic e rekomandoi edhe OBSh, me nje rjet laboratorik ne territor.
2-Mobilizimin total te kujdesit paresor e mjekut te familjes ne kete beteje.
Dhe me tej per te ulur vdekshmerine, pra per te shpetuar jetet ne rrezik duhen qindra respiratore me poste Reanimacioni, perseri ne te gjithe territorin.
Qeveria duhej te kishte distancuar dhjetra miliona Euro e ndoshta qindra e te kishte perpunuar nje strategji te qarte tashme, megjithate me mire vone se kurre!”, shkruan Shehu./Opinion.al