InstaBIZ

Tristan Thompson përplaset me Kaney West, çfarë ndodhi mes tyre


               Publikuar në : 14:38 - 09/09/19 |
el ida

Në premierën e episodit të ri të “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe Kardashian zbuloi se Tristan Thompson  u përpoq që të lidhej sërish me të, duke i dërguar lule dhe mesazhe.

Por një natë para ditëlindjes së vajzës së tyre True, Tristan shkoi më larg dhe u përpoq të puthte ish-partneren duke i kërkuar me ëmbëlsi të pinin një gotë verë.

“Ky është problemi me ty. Nuk mund të marrësh çfarë të duash”, iu kthye Khloe.

Por duket se nuk mbaron me kaq, mediat shkruajnë se madje Tristan u përplas me Kanye West për një episod të “Keeping up with the Kardashians”, ku imazhi i tij ishte dëmtuar shumë.

Sipas Kanyes, Tristan ishte inatosur në lidhje me mënyrën se si u portretizua në sezonin e fundit të “Keeping Up with Kardashians:, sidomos për shkak të përdorimit të këngës “Runaway” në trailerin e showt.

Khloe dhe Tristan pushtuan mediat rozë për disa javë me rradhë pas ndarjes së bujshme, për shkak të një flirti që Tristan pati me ish-mikeshën e ngushtë të familjes Kardashian-Jenner, Jordyn Woods./Opinion.al

Pas