Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trio e vendosur

2019/03/27 at 7:29 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Trio e vendosur

Christoph Hasselbach-Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e tij. Por kjo nuk ishte e mundur sepse Xi kishte të bënte në Francë me një trio: përveç presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, edhe me presidentin e Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker. Këta të tre i treguan Xi-së se në çështjet e tregtisë BE është në një front të përbashkët.


Për fat të keq kjo nuk vlen për të gjithë BE. Xi vjen në Francë direkt nga Italia. Qeveria e Romës pati hedhur tapetin e kuq duke aprovuar të marrë pjesë në projektin më të madh infrastrukturor të Kinës, “Rrugën e re të mëndafshit”.

Italia është vendi i parë industrial perëndimor që ndërmerr një hap të tillë. Për firmat italiane pritet të ketë përfitime, por fillimish përfitimet janë për firmat kineze në Itali. Pas gjithë kësaj fshihet një strategji afatgjatë e drejtuar nga shteti: Kina kërkon të ngrejë një urë të re në Europë, duke ndërtuar për shembull portet italiane në Trieste dhe Gjenova.

Mosbesimi në rritje

Gjithnjë e më shumë qeveri (jo vetëm perëndimore) i shohin me sy kritik investimet kineze në vendet e tyre. Shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm me varësinë e madhe ekonomike dhe humbjen e pozicionit drejtues në fushën e teknologjisë, nëpërmjet shitjes së firmave tek Kina. Kur firma kineze e telekomunikacionit Huawei merr pjesë në krijimin e rrjetit mobil 5G, ekspertët e çështjeve të sigurisë mendojnë se Kina mund ta përdorë rrjetin edhe për spiunazh. Prandaj, SHBA për shembull, Australia dhe Zelanda e Re, e përjashtojnë Huawein nga G5.

Merkeli e kritikoi Italinë për rrugën që ka nisur e vetme. Ajo tha javën e kaluar në takimin e nivelit të lartë të BE, se “është mirë të veprojmë të bashkuar”. Por, vetë Gjermania ka vite që e ka trajtuar Kinën me shumë naivitet. Që kinezët nuk i lenë europianë të zenë në treg vendin që kinezët kanë në Europë, ka të bëjë edhe me Gjermaninë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Tregëtia me Kinën është për Gjermaninë si vend eksportues, shumë e rëndësishme, prandaj ekziston druajtja se fjalët e ashpra përbëjnë rrezik për reprasalje.

Por atmosfera ka ndryshuar, edhe në Gjermani. Mbase prej sinjaleve alarmuese të 2016, kur prodhuesi i robotëve Kuka u ble prej kinezëve. Anasjelltas një blerje e tillë nuk do të kishte qenë e mundur. Që nga ajo kohë, jo vetëm qeveria gjermane por edhe Komisioni i BE vret mendjen si të mbrojë Europën nga “shitja” dhe çfarë roli të luajë politika në këtë çështje.

Kina kërkon hegjemoni

Kjo nuk do të thotë se duhen ngritur pengesa ndaj Kinës dhe duhet refuzuar në përgjithësi nisma për ndërtimin e “rrugës së mëndafshit”. Ajo që kërkohet janë kushte të ndershme dhe qasje të njëjtë në treg. Kur Donald Trump morri drejtimin në Shtëpinë e Bardhë dhe bëri të ditur politikën e tij “America first”, Berlini dhe Parisi u gëzuan shumë që Kina doli dhe e ofroi veten si shpëtimtare të multilateralizmit. Por Kina nuk kishte si synim multilateralizmin, por bilateralizmin dhe përpjekjet e saj hegjemoniste. Është interesante që Donald Trump tregon tani që Kina mund të vihet në lëvizje për të bërë lëshime. Për shkak të mungesës së peshës në politikën botërore, asnjë shtet europian nuk do të ishte i vetëm në gjendje që të bënte një gjë të tillë, por BE si e tërë, po. Por për këtë BE duhet të veprojë si në bllok i vetëm. Prandaj prezantimi i përbashkët i Macronit, Merkelit dhe Junckerit me Xi-në ishte sinjali më i rëndësishëm që u dha.

Etiketa: Christoph Hasselbach


Ju sugjerojmë

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
Aktualitet

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

30 Tetor, 2025 5:16 pm
Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
Aktualitet

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

30 Tetor, 2025 5:04 pm
Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Aktualitet

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30 Tetor, 2025 4:23 pm
A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Kronikë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

30 Tetor, 2025 2:55 pm
Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Bota

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 Tetor, 2025 2:33 pm
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë
Kryesore

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

30 Tetor, 2025 2:21 pm
I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
Politikë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

30 Tetor, 2025 2:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

30 Tetor, 2025 1:25 pm
Para
Akuzohen për mbi 20 grabitje, arrestohen 4 shqiptarë

Akuzohen për mbi 20 grabitje, arrestohen 4 shqiptarë

Në kërkim të një trajneri, emrat që përfliten dhe ata shqiptarë

Në kërkim të një trajneri, emrat që përfliten dhe ata shqiptarë

Ariana Grande merr vendimin drastik për fotografët

Ariana Grande merr vendimin drastik për fotografët
















TE FUNDIT

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
30 Tetor, 2025

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet që të dalë nesër nga ambientet e paraburgimit të Durrësit në orën...

Lexo më shumë

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
30 Tetor, 2025

GJKKO shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur...

Lexo më shumë

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Lulzim Basha paraqitet në SPAK
30 Tetor, 2025

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e SPAK. Basha është thirrur në SPAK nga...

Lexo më shumë

A po sundon Trump si një Mbret?

A po sundon Trump si një Mbret?
30 Tetor, 2025

Mbretërit sundojnë nga lindja dhe bekimi. Ata sundojnë edhe përmes frikës. Kur miliona protestues dolën këtë muaj për të thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com