Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje

2025/08/10 at 4:55 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje

Përdorimi i tribunave sportive për betejat politike me ngjyrim etnik është bërë praktikë para zgjedhjeve, thonë analistët për Radion Evropa e Lirë.


Sipas tyre, partive politike u është më e lehtë të debatojnë për gjuhën e urrejtjes sesa për projektet lokale të realizuara.

Brenda vetëm një jave, në dy ndeshje të ndryshme ndërkombëtare – një basketbolli dhe një futbolli – ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë politikë, u dëgjuan nga tribunat thirrje me përmbajtje etnike dhe gjuhë urrejtjeje. Thirrje për dënimin e tyre erdhën nga elitat politike vendore, por edhe nga rajoni.

Pas skandimeve fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë më 2 gusht, incidenti tjetër ndodhi më 5 gusht në takimin mes Shkëndijës së Shkupit dhe Karabakut të Azerbajxhanit, ku një pjesë e tifozëve të Shkëndijës brohoritën “Shqipëria e Madhe”.

Analistët thonë se terrenet sportive, si pasqyrë e shoqërisë, bëhen veçanërisht të ndjeshme para zgjedhjeve. Profesori i Fakultetit të Kulturës Fizike, Ivan Atanasovski, thekson se kjo është shndërruar në praktikë në vend.

“Nuk po flas për atmosferën sportive, e cila normalisht është e zjarrtë, sepse sporti është rivalitet. Por kur atmosfera politike transmetohet në tribuna, partitë kanë interes serioz t’i përfshijnë grupet e tifozëve për të brohoritur mesazhe që nuk kanë përmbajtje sportive, por retorikë politike ose nacionaliste”, thotë ai.

Edhe analisti politik Xhelal Neziri pajtohet se para çdo cikli zgjedhor, “vihet në tavolinë karta e nacionalizmit” dhe partitë nuk zgjedhin mjete për të fituar më shumë vota.

“Etnonacionalizmi gjithmonë shkakton reagime, të cilat mund të sjellin incidente konkrete. Mendoj se kjo u shkon për shtat partive dhe qendrave të fuqisë që llogarisin për zgjedhjet lokale, jo vetëm për numrin e komunave që do të fitojnë, por edhe për hapat e ardhshëm. Gjithçka është pjesë e një fushate të nisur para kohe”, thotë Neziri.

Atanasovski shton se mesazhet negative nga tribunat shpesh shfaqen në ndeshje ndërkombëtare, kur vëmendja e publikut është më e madhe. Neziri ndërkohë thekson se partive u leverdis më shumë të flasin për gjuhën e urrejtjes me bazë etnike sesa për problemet lokale, si mungesa e kanalizimit, hapësirat e parkimit ose rrugët e paasfaltuara.

“Këto thirrje janë shndërruar në himne të klubeve sportive. Nuk besoj se janë të nxitura drejtpërdrejt, por një atmosferë e tillë, si ajo në ndeshjen Shkëndija–Karabak, u përshtatet partive. Të gjithë liderët, nga pushteti dhe opozita, ishin në tribuna. Në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë ishin të pranishëm zyrtarë të VMRO-DPMNE-së. Heshtja e tyre dukej më shumë si skenar i organizuar sesa reagim spontan”, thotë Neziri.

Komiteti i Helsinkit: Thirrjet etnike nxisin përçarje ndëretnike

Komiteti i Helsinkit reagoi duke thënë se mesazhet etnike janë larg shpirtit sportiv dhe kontribuojnë në nxitjen e përçarjes ndëretnike, duke rrezikuar kohezionin shoqëror dhe duke pasur potencial për të shkaktuar krime nga urrejtja.

“Veçanërisht shqetësues është fakti që këto thirrje nuk kanë ardhur vetëm nga grupi i tifozëve ‘Ballistët’, por edhe nga pjesë e publikut, dhe kjo në prani të zyrtarëve të lartë shtetërorë,” thuhet në reagim.

Ndeshjen e futbollit e ndoqën zëvendëskryeministri Izeti Mexhiti, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, si dhe liderët opozitarë Ali Ahmeti e Arben Taravari. Në tribuna ishin edhe kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Ivan Stoiljkoviq dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, të cilët një ditë më pas dënuan publikisht skandimet fyese.

Siljanovska-Davkova: Dënim i përgjithshëm i primitivizmit të tifozëve

Pas ndeshjes ndërkombëtare mes klubeve të futbollit Shkëndija dhe Karabak, reagoi publikisht presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Në një postim në Facebook më 7 gusht, ajo bëri thirrje për dënimin e përgjithshëm të primitivizmit në tribuna.

“Apelët për t’i dhënë fund thirrjeve nacionaliste dhe shoviniste nga tribunat tingëlluan ndriçues. Por skenat e nga ndeshja ndërkombëtare Shkëndija – Karabak ishin përsëritje e tragjedisë së Kumanovës. Hipokrizi dhe cinizëm është reagimi selektiv ndaj vandalizmit josportiv”, shkroi Davkova.

Presidentja kishte reaguar edhe më herët ndaj skandimeve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë të shtunën, duke theksuar se është e papranueshme të keqpërdoret terreni sportiv për “ushtrime” të gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) dënoi ashpër dhe hapi hetim për skandimet ksenofobike kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së 2 gushtit në Kumanovë mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

“Kjo është një çështje me rëndësi të madhe për FIBA-n. Ju njoftojmë se ngjarjet për të cilat bëni fjalë janë aktualisht objekt i një hetimi të hapur nga FIBA”, thuhet në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dënuar me dy vjet burg me kusht një shtetas gjerman për nxitje urrejtjeje gjatë një ndeshjeje futbolli. Vendimi erdhi pasi Ministria e Brendshme identifikoi të dyshuarin dhe Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë me procedurë të përshpejtuar.

“Më 5 gusht, pak para fillimit të ndeshjes mes FC Shkëndija dhe FC Karabak, ai, duke shfaqur dhe valëvitur një flamur të ‘Shqipërisë së Madhe’ me mbishkrimin ‘Autoktonë’, shkaktoi ndjenja urrejtjeje, përçarjeje dhe mosdurimi mbi bazë etnike. Ngjarja u vërejt nga policia, e cila e arrestoi në vend”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shkupit.

Sipas vendimit, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen vepër të re penale brenda pesë viteve.

Ministria e Brendshme tha se, mbi bazën e materialit të dokumentuar, po vepron në koordinim me prokurorinë dhe se për çdo shkelje ligjore do të ketë procedura përkatëse, për të cilat publiku do të njoftohet me kohë.

Prokuroria konfirmoi se po punon me institucionet e tjera për zbardhjen e plotë të rastit. Lidhur me incidentin në ndeshjen e basketbollit të 2 gushtit në Kumanovë, disa të dyshuar janë thirrur për intervistim, ndërsa një person është arrestuar dhe ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse.

Hetimet e MPB-së vazhdojnë edhe për incidentet gjatë ndeshjes Shkëndija – Karabak, të zhvilluar më 5 gusht në Arenën “Todor Proeski” në Shkup./REL



Ju sugjerojmë

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
Bota

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23 Shtator, 2025 12:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
Bota

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

23 Shtator, 2025 11:16 am
Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
Bota

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

23 Shtator, 2025 11:10 am
Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
Bota

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

23 Shtator, 2025 10:41 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Para
Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin
















TE FUNDIT

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
23 Shtator, 2025

Izraeli ka kryer një tjetër sulm ajror ndaj një kampi refugjatësh në Gaza, në të njëjtën kohë kur në Nju...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
23 Shtator, 2025

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha se vendimi i Partisë Socialiste për të mos lejuar praninë...

Lexo më shumë

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
23 Shtator, 2025

Të paktën 37 persona u vranë mbrëmë në Rripin e Gazës gjatë një operacioni ushtarak izraelit, raportoi transmetuesi libanez Al...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
23 Shtator, 2025

Disa qytete të Italisë kanë përjetuar momente tepër dramatike. Mijëra italianë dolën në rrugë në një protestë pro Palestinës, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com