Vetëm në harkun kohor të tri orëve Tirana është tronditur po nga kaq ngjarje kriminale. Në orën 19.10 në rrugën 5 Maji një shpërthim i fortë tritoli ka hedhur në erë një eskavator brenda një kantieri ndërtimi. Një orë më pas në Komunën e Parisit plagoset me armë biznesmeni i ndërtimit Lulzim Lazani, ndërsa pak minuta më parë në zonën e ish-Blloku vritet me armë një person ende i paindetifikuar.