Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tri herë kampion i Europës, Zidane rrëfen sekretet e suksesit

2018/09/05 at 7:37 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tri herë kampion i Europës, Zidane rrëfen sekretet e suksesit

Zinedine Zidane ka hyrë në historinë e futbollit botëror si trajneri i parë që fiton tri herë rresht trofeun e Champions League, sikurse edhe për faktin që vendosi të largohej nga ekipi me të cilin regjistroi këtë sukses të jashtëzakonshëm pa i dhënë mundësi vetes të mbronte titullin.


Tashmë ish-trajneri i Realit të Madridit ka shpjeguar në një intervistë të dhënë për “Uefa.com” sekretin që e çoi drejt triumfit të paprecedentë në kompeticionin më prestigjioz për klube, atë të trofeut me “veshë të mëdhenj”.

“Gjithnjë i kam mbetur besnik filozofisë sime të futbollit, të cilën u përpoqa t’ua transmetoj lojtarëve të mi, pavarësisht kundërshtarit që kishim përballë”, thotë trajneri francez.

“Zizou” është po aq krenar për të gjitha triumfet; i pari që erdhi në vitin e debutimit, i dyti pas një superperformance kundër Juventusit në Cardiff, dhe i treti për shkak të kulmit të përvojës madrilene.

Megjithatë, sezoni i kaluar shënoi edhe një statistikë negative, sipas së cilës “Los Blancos”-it humbën edhe më shumë pikë në ndeshjet e luajtura në “Bernabeu”.

“Shpesh pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në transfertë na humbiste përqëndrimi në ndeshjet në shtëpi. Gjithsesi, skuadra nuk u përfshi kurrë nga paniku. Me ata ishte gjithçka e lehtë, sepse kishin cilësi të jashtëzakonshme. Unë thjesht duhet t’i ndihmoja të ruanin qetësinë”, shpjegon Zidane.

Veçohen mbi të gjitha ndeshja në “Bernabeu” kundër Juventusit, e cilësuar si “rasti tipik kur ne menduam se kualifikimi ishte arritur”, ndërkohë që humbja në grupe me Tottenhamin “na ndihmoi të ishim edhe më të fortë” derisa mbërritëm në finalen e Kievit.

Në kryeqytetin ukrainas, formacioni titullar ishte i njëjti që luajti edhe në finalen e Cardiffit, por me një taktikë të ndryshme.

“I kërkova Iscos të qëndronte sa më lart nga linja e mesfushorëve të tjerë, ndërsa Marcelos i kërkova të shtynte sa më shumë përpara nga krahu, pasi Ramosit i kisha siguruar mbështetje”, rrëfen Zidane. “Sigurisht që eksperienca është fundamentale në të tilla nivele për të marrë vendimet e duhura”.

Presingu në sulm i Modriç dhe Kroos, përfshirja e Casemiros në qendër dhe zotërimi i topit ishin çelësat e suksesit të mesfushës madrilene, por nuk duhet harruar karizma e lojtarëve të tillë si Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

“Sergio është një lider natyral në fushë dhe jashtë saj. Cristiano është i aftë të frymëzojë të gjithë shokët e skuadrës me atë që bën në fushë”, shpjegon Zidane. Por, leksioni më i madh i asimiluar nga Zidane ishte “t’i detyroja lojtarët e mi të ruanin qetësinë. Ishte pikërisht ajo që kam pasur më shumë nevojë kur luaja vet, ndaj përpiqesha t’ua transmetoja edhe atyre”./t.ch/

Etiketa: kampion i europessekretet e suksesittri herezidan


Ju sugjerojmë

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
Sport

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

8 Qershor, 2026 1:17 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?
Sport

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?

5 Qershor, 2026 4:19 pm
Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Kristian Prenga sfidon kampionin Anthony Joshua, mirditori: Në ring s’kam respekt
Sport

Kristian Prenga sfidon kampionin Anthony Joshua, mirditori: Në ring s’kam respekt

2 Qershor, 2026 5:46 pm
Dy miqësoret e Kombëtares, Myrto Uzuni: Me Maran mund të luajmë lojë sulmuese
Sport

Dy miqësoret e Kombëtares, Myrto Uzuni: Me Maran mund të luajmë lojë sulmuese

1 Qershor, 2026 12:29 pm
Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi
Sport

Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi

31 Maj, 2026 10:12 pm
Tifozët e Arsenalit bëjnë fajtor reperin e famshëm për humbjen e trofeut në Budapest
Sport

Tifozët e Arsenalit bëjnë fajtor reperin e famshëm për humbjen e trofeut në Budapest

31 Maj, 2026 7:51 pm
Para
Parlamenti Evropian, pro marrëveshjes Kosovë – Serbi

Parlamenti Evropian, pro marrëveshjes Kosovë - Serbi

A është i rrezikshëm udhëtimi gjatë shtatzënisë? E thonë ekspertët

A është i rrezikshëm udhëtimi gjatë shtatzënisë? E thonë ekspertët

Deklarata e fortë e Bashës: Mos-hapja e negociatave dështim edhe i atyre që dhanë “dëshmi të rreme”

Basha flet me emra, nga këta njerëz do e pastrojmë politikën
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}