Life Style

Tri gjëra që ndryshojnë në një çift pas tradhëtisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 20/10/18 |
el ida

Pa marrë parasysh se sa shumë dashuri keni për dike, nuk mund të mohohet, se nëse njeri nga ju tradhëton, marrëdhënia juaj (nëse ekziston akoma), në menyre të pashmangshme do ti nënshtrohet disa ndryshimeve.

Femrat zakonisht tradhëtojne sepse ndihen konfuze për ndjenjat e tyre. Kurse meshkujt për të plotësuar dëshirat e tyre seksuale. Problemet e vërteta duket se nisin pasi tradhëtia falet. Duket se shumica e çifteve nuk e kapërcejnë dot atë që ka ndodhur. Kështu, gjithsesi marrëdhënia shkatërrohet dalëngadalë.

Nëse marrëdhenia juaj ka kaluar në disa faza të mbushura me pabesi e gënjeshtra por ju vendosni që ta vazhdoni lidhjen tuaj, duhet të dini se disa gjera me siguri do ndryshojnë mes jush dhe partnerit tuaj.

1-Marrëdhenia juaj do jetë e ftohtë

Nëse zgjidhni që të vazhdoni lidhjen tuaj edhe pas tradhëtise, atëherë duhët ta dini se partnerit të tradhëtuar do ti nevojitet kohë që të marrë veten nga tradhëtia. Dhe sigurisht që kjo gjë do krijojë një distance mes jush. Nëse partneri qe iu ka tradhëtuar, është penduar më të vërtetë dhe deshiron që marrëdhënia të funksionojë prapë, atëherë është e rëndësishme që ti japin partnerit kohë. Të tradhëtuarit duhet të shqyrtojnë ndjenjat e tyre.

2-Besimi nuk do të jetë në të njejtin nivel që keni pasur

Pa marrë parasysh se cilat ishin rrethanat e tradhetise dhe pa marrë parasysh sa shumë partneri përpiqet të justifikojë veprimet e tij, tradhëtia e vret tërësisht besimin. Disa mund të argumentojnë se besimi mund të rindertohet, por gjërat nuk do të jenë kurrë të njejta.

3 Vetebesimi ndryshon, pavarësisht rolit juaj

Ndjenja se keni qenë të pamjaftueshëm per partnerin tuaj dhe nuk keni arritur që ta plotësoni, ndikon në besimin që keni në vetvete. Partneri që është tradhëtuar gjithmonë do ndihet më i ulet dhe besimi mund të ketë lëkundje të ndryshme.

Pas