Aktualitet

Treni Shkodër-Laç mbushet plot, kriza kthen pasagjerët tek “dashuria e vjetër”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 24/03/22 |
Opi Nion

Këta udhëtar po zbresin nga treni i linjës Shkodër-Laç. Ky mjet transporti publik ishte i tejmbushur këtë të martë, aq sa ishte e vështire të gjeje vend.

Shumë pasagjerë qëndruan në këmbë. Rritja e çmimit të karburantit ka rikthyer interesin për të lëvizur me tren.

Udhëtimi dhe kushtet janë të vështira, por çmimi i ulet i biletes po i detyron qytetaret që të veprojnë në këtë mënyre.

Ata thonë se kosto e udhetimit me automjetet e transportit publik dhe makinat e tyre private është shumë e lartë.Në këto kushte, ata kërkojnë që linjat hekurudhore të rikthehen, çdo ditë të javes.

Treni i linjës Shkodër-Laç është vënë në funksion që prej datës 15 mars, duke ju ardhur në ndihmë çdo të martë pëlegrinjeve që i drejtohen kishes së Shna Ndout, në Laç./ Vizion Plus

Pas