Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trendi” i konsumimit të nargjilesë nga të miturit

2020/10/03 at 9:36 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Trendi” i konsumimit të nargjilesë nga të miturit

Vesa, 16-vjeçare, nga Prishtina thotë se ka një vit që i frekuenton baret ku konsumohet nargjileja, apo siç njihen në Kosovë edhe si ‘shisha-bare’.

Për Radion Evropa e Lirë ajo tregon se veçmas gjatë fundjavës, ‘shisha-baret’ janë të stërmbushura, kryesisht nga të rinjtë. Por, sipas saj, për të frekuentuar këto vende, duhet që paraprakisht të bëhet rezervim. “Është si të jetë një festë”, tregon Vesa.

“Për disa fëmijë e dinë prindërit dhe pranojnë, por ka disa prindër që nuk e dinë për fëmijët e tyre që konsumojnë shisha (nargjile). Sipas mendimit tim, nuk mendoj që është e dëmshme. Unë i kam 16 vjet dhe qe një vit shkoj në shisha-bare”, shton ajo.

Konsumimi i nargjilesë, apo tymosja e aromave të ndryshme pa nikotinë apo edhe me të, është bërë trend në mesin e miturve, të cilët, në ahengje të ndryshme e konsumojnë atë. Por, sipas inspektorit sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, sikurse edhe duhani dhe alkooli – që lejohet të përdoret vetëm nga personat mbi 18 vjeç – ky kriter do të duhej të vlente edhe për nargjilenë.

Ai thotë se shumë shpejt do të futet në program çështja e zbatimit të Ligjit për duhanin dhe nargjilesë dhe se, sipas tij, parashihet që të punësohen edhe inspektorë të rinj për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit. “Shisha (nargjileja)mund të lejohet të konsumohet, por mosha është e limituar. Edhe shisha është duhan, ndonëse në të vendosen aroma të ndryshme. Është më i lehtë se duhani dhe është është trend i ri që konsumohet në botë. Por, në bazë të ligjit mund të aplikohet mbi moshën 18-vjeçare shisha, duhani e alkooli”, tha ai.

Sipas drejtuesit të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë, Safet Blakaj, mosha mesatare e të rinjve që konsumojnë nargjile është rreth 14 vjeç. Ai shton se nga përdorimi i nargjilesë mund të krijohet varësi e lehtë psikike, por thotë se nuk ka hasur në asnjë rast, kur një person ka krijuar varësi nga përdorimi i nargjilesë. Edhe të dhënat e OBSH- së tregojnë se tymosja e nargjiles krijon varësi, për shkak të nikotinës në tobako i cili përdoret për tymosje.

Pulmologia Rukije Mehmeti, thotë se konsumimi i tyre nga personat nën 18 vjeç është shumë i dëmshëm. Sipas saj, tymi që futet në mushkëri, lë pasoja të pariparueshme tek fëmijët, që janë duke u zhvilluar.

“Pa diskutim që janë të dëmshme. Së pari ajo është tym që po hyn në mushkëri, dhe ajo i dëmton mushkëritë. Infeksione do të ketë, pasi aty ku e fusin gojën, nuk dihet se sa janë të kontrolluara dhe të pastra. Çdo pjesë e dëmtuar e mushkërive nuk kthehet prapa. Unë mendoj se duhet mbahen ligjërata tek fëmijët, që janë shumë të rrezikshme për fëmijët”, thotë ajo.

Disa nga pronarët e shisha-bareve në Prishtinë refuzuan të flasin për frekuentimin e te rinjve në lokalet tyre. Ndërkaq, njëri prej tyre, Mentor Haxhiu, tha se ka raste kur kërkojnë të futen brenda shisha barin, fëmijët nën moshën 18 vjeç, por që siç thotë ai, ata nuk lejohen që të hyjnë brenda.

“Nuk i lejoj fëmijët të hyjnë, që ta mbaj prestigjin e lokalit tim, në mënyrë që të frekuentohet nga persona më të mëdhenj. Jo pse është e ndaluar me ligj ose diçka, por jo nuk i lë të vegjlit që të hyjnë (në lokal), vetëm për këtë shkas”, thotë ai./REL

Etiketa: miturnargjiletrend

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
PD në Thumanë, familja Hyseni prej 9 muajsh në çadër

PD në Thumanë, familja Hyseni prej 9 muajsh në çadër

Dy foshnja vdesin disa minuta pas vaksinimit

Vaksina ruse kundër koronavirusit mbërrin në Venezuelë

E fundit/ PD nuk shkon në Kuvend, Reforma në Drejtësi mbetet në “ajër”

Votimet për kandidatët e PD, anëtarësia e Durrësit konfirmon listën

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com