Aktualitet

Trekëndëshi i Bermudës/Kryemadhi i përgjigjet Bashës:Opozita tango me mazhorancën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 30/10/21 |
Opi Nion

Në seancën plenare të së enjtes, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për trekëndshin e Bermudës, ku grupoi në mënyrë metaforike Presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ndërkohë për këtë deklaratë të tij në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj duke thënë: “Për mua asgjë e re nga fronti i lindjes”.

Më tej Kryemadhi  tha: “LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën me identitetin e saj ndonëse kauzat e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, atë çfarë ne prisnim dhe qytetarët ndryshimin megjithëse politika tradhtoi në një fare mënyrë kauzat e qytetarëve. Tangoja elektorale e të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër veçse po rrit borxhin e jashtëm të Shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare.  ”, tha Kryemadhi./Opinion.al

Pas