Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tregu i sigurimeve, sa ishin kërkesat për tërmetin

2020/07/08 at 8:15 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërimi i tatimeve për bizneset: Dorëzoni urgjent librat e shitblerjes, ndryshe gjobë

Kompanitë e sigurimit paguan vitin e shkuar 6.38 miliardë lekë (rreth 52 milionë euro) dëme bruto që ishte 8.6 për qind më pak se në vitin 2018.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e shpjegoi këtë rënie në raportin vjetor të tij, të dorëzuar tashmë në Kuvend, me dy argumente. Së pari në 2018 është paguar një dëm i konsiderueshëm në portofolin e zjarrit dhe së dyti dëmeve të paguara nga Fondi i Kompensimit që ishin të akumuluara ndër vite.

“Raporti dëme/prime neto në sigurimin (Jetë dhe Jo-Jetë) arriti në masën 37.1%, ndërsa raporti agregat i dëmeve të tregut (Jetë, Jo-Jetë dhe Dëme Fond Kompensimi) arriti nivelin 41.4%. Sipas ecurisë së pagesave të dëmeve bruto në vite rezulton se ulja e dëmeve vjen për shkak të një dëmi të paguar në portofolin e zjarrit në vitin 2018, rreth 1.1 miliardë lekë, si dhe i dëmeve të paguara për Fondin e Kompensimit, të akumuluara në vite, të paguara më së shumti në vitin 2018” thuhet në raport.

Kujtojmë që AMF bashkë me kompanitë e sigurimit u vendosën nën angazhimin për të shlyer një borxh të akumuluar ndër vite që kishte arritur në nivelin e 1.3 miliardë lekëve dhe që u kërkua me ngulm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që të shlyhej në një periudhë 3-vjeçare. Kjo nuk u arrit që të bëhej brenda afatit 3-vjeçar duke u shtyrë edhe me një vit tjetër.

Sa i takon vitit 2019 shifrat e AMF tregojnë se pagesat për dëmet e Fondit të Kompensimit janë në vlerën rreth 604 milionë lek.

Dëmet nga tërmeti

AMF ka bërë një përmbledhje të situatës së tërmeteve dhe përgjigjes së kompanive të sigurimit ndaj këtyre fatkeqësive duke nënvizuar se vlerësimet paraprake tregojnë se vlera e kërkesave për dëmshpërblim deri në 31.12.2019, arriti rreth 487 milionë lekë, për ngjarjen e 21 shtatorit dhe 3.8 miliardë lekë për ngjarjen e 26 nëntorit.

“Tregu i sigurimeve e përballoi faturën financiare të dëmeve të ndodhura nga dy ngjarjet e tërmetit duke e ndarë edhe me shoqëritë e risigurimit. Bazuar në kontratat e risigurimit në fuqi për vitin 2019, për secilën ngjarje, vlera e dëmeve që pritet të paguhet nga tregu i sigurimeve arrin deri në 220 milionë lekë, ndërsa diferenca pritet të paguhet nga shoqëritë e risigurimit” thuhet në raportin vjetor të 2019 të AMF./Burimi: Monitor

Etiketa: kerkesasigurimetermet

Ju sugjerojmë

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

4 Qershor, 2025 11:02 am
U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci
Rajoni

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci

4 Qershor, 2025 10:55 am
Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
Aktualitet

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

4 Qershor, 2025 10:49 am
Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
Bota

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

4 Qershor, 2025 10:45 am
“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump
Bota

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump

4 Qershor, 2025 10:41 am
PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik
Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik

4 Qershor, 2025 10:31 am
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër
Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

4 Qershor, 2025 10:17 am
Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
Bota

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

4 Qershor, 2025 10:05 am
Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
Bota

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

4 Qershor, 2025 10:02 am
Para
Kreu i FBI:Kina kërcënimi më i madh,do të bëhet superfuqia e vetme në botë

Kreu i FBI:Kina kërcënimi më i madh,do të bëhet superfuqia e vetme në botë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, pranga tre të rinjve

Transportonin emigrantë të paligjshëm, pranga tre të rinjve

Anulohen disa fluturime nga Rinasi drejt Italisë

15 mijë paund në çantën e shpinës, 29 vjeçari ndalohet në Rinas

TE FUNDIT

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës,...

Lexo më shumë

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci
4 Qershor, 2025

Është kapur me 11 pushkë në automjet, në pikën kufitare të Torvanik në Kroaci një shqiptar nga Kosova. Siç raportojnë...

Lexo më shumë

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
4 Qershor, 2025

Komiteti i Punëve të Jashtme ka vlerësuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësim në BE në një raport të...

Lexo më shumë

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
4 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com