Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Omega”, pasi akuzohet se magazinonte dhe tregtonte veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike të kontabanduara. Bëhet fjalë për 42-vjeçaren me inicialet E.Rr.
Gjatë kontrollit në dyqanin e saj në “Komunën e Parisit” në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.
Nga verifikimet ka rezultuar se 42-vjeçarja nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.