Aktualitet

Tregtonin fara kanabisi, në telashe dy të rinj në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 13/06/22 |
Opi Nion

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Bëhet fjalë për S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç të cilët u arrestuan pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën 260 fara narkotike cannabis sativa.

Të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”-njofton policia./Opinion.al

Pas