Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tregtari mashtron fermerët, prej 2 vitesh nuk marrin dot Lekët

2019/01/04 at 9:32 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tregtari mashtron fermerët, prej 2 vitesh nuk marrin dot Lekët

Një grup fermerësh nga fshati Mollas i Cërrikut tregojnë në “Stop”, sesi rënë pre e mashtrimit nga ana e tregtarit Emiljano Shaqelli. Ata i kanë shitur atij domatet, që në vitin 2016, por paratë nuk i kanë marrë akoma. Sa herë interesohen, Emiljano i shtyn afatin për dhënien e parave.


Fermerët kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Lushnjes dhe akt-marrëveshje noteriale, por detyrimet sërish nuk po i marrin.

Fermeri 1: Në 2016 ramë pre nga zotëria Emiljano Shaqelli, dorëzuam mallin në Lushnje dhe nga ajo ditë nuk kemi marrë Lekët. Sot për nesër, sot për nesër kaluan 2 vite. Vitin e fundit kemi tentuar dhe nuk hap telefonin. E marrim sërish dhe thotë, sot për nesër. Nga ajo ditë nuk kemi marrë më asnjë përgjigje dhe ne jemi pre e mashtrimit. Shkuam në 2017 në Lushnjë bëmë një kallëzim në Polici, erdhi zotëria , e shoqëroi policia, bëmë një akt marrëveshje, ramë në ujdi. “Unë këtyre fermerëve të fshatit Mollas, u  kam shumën prej 70 milionë Lekë të vjetra. Shkuam tek një noter në Lushnje dhe bëmë një akt marrëveshje dhe deri në 31 Dhjetor i 2017. Nga kjo datë, vetëm me fjalë të bukura,  sot për nesër dhe jemi përsëri në qiell të hapur. Nuk na përgjigjet. Kemi faturat, kemi bërë dhe akt noterial dhe zotëria nuk na përgjigjet.

Gazetarja: Çfarë hapash keni marrë të tjerë, pasi kaloi afati i përcaktuar në aktin noterial?

Fermeri 2: Pasi mbaroi ky muhabet me Lushnjën, disa çuna nga ne, shkuan në Elbasan dhe morën një avokat, ai na tha se do e zgjidhi çështjen.

Gazetarja takohet me avokatin.

Avokati: Është titull ekzekutiv quhet dhe nëpërmjet gjykatës, duhet të ishte bërë urdhër ekzekutimi, por Gjykata e Tiranës e Shkallës së Parë, e ka rrëzuar dhe tani ndodhet kërkesa në Apel dhe po pritet të gjykohet në Apel.

Avokati: Shkalla e Parë e ka rrëzuar kërkesën për urdhër ekzekutimi, thotë që nuk është titull ekzekutiv dhe duhet t’i drejtohet gjykatës, për ta bërë me gjyq themeli, më kupton? Gjyqi i themelit është gjyq, që zgjat shumë dhe realisht ajo është deklaratë noteriale e njëanshme, ku ai ka pranuar detyrimin, që i ka palëve. Më kupton? Këto janë rrugë gjyqësore, që po ndiqen.

Gazetarja: Apeli mund të shkojë shumë gjatë

Avokati: Ky është urdhër ekzekutimi dhe normalisht duhet të kishte dalë, sepse është gjyq, që gjykohet më shpejt nga gjyqet e tjera, nuk është gjyq civil themeli.

Avokati: Por tani do presim gjykatën, nuk kemi çfarë të bëjmë, nuk dalim dot mbi gjykatën.

Pas fermerëve dhe avokatit të tyre, Erind Nanushi, tregtari Emiljano Shaqelli, bën të njëjtën sjellje edhe me gazetaren e “Stop”. Premton ta sqarojë për 30 minuta, se është në gjumë, por nuk “nuk zgjohet më kurrë”.

Gazetarja: Alo, përshëndetje?

Tregtari: Përshëndetje! Si kaloni?

Gazetarja: Emiljano Shaqelli?

Tregtari: Po!

Tregtari: Kam në zvarritje një detyrim, që kam lekë pa marrë në Bullgari.

Gazetarja:  Çfarë lidhje kanë zotërinjtë me detyrimin, që keni ne Bullgari. Nuk keni paguar për atë prodhim, që keni marrë.

Tregtari: Janë paguar një pjesë e mirë.

Gazetarja: Ju keni pranuar para një noteri, që keni detyrimin 70 milionë lekë ndaj tyre.

Tregtari: Po nuk është aq shumë moj, po të them, që një pjesë kanë marrë. Do të sqarohemi për gjysëm ore, sa të ngrihem unë nga gjumi.

Gazetarja: Ku e provoni, që i kanë marrë një pjesë?

Tregtari: Po ata, që e kanë marrë zotërinjtë, t’i ballafaqojmë kush ka marrë, disa nuk kanë marrë fare.

Gazetarja: Ku jeni ju, që të takohemi nga afër?

Tregtari: Unë tani jam në gjumë, për gjysëm ore, sa të ngrihem, do të marr në telefon dhe flasim, takohemi, në Tiranë.

Gazetarja: Në Tiranë?

Tregtari: Po!

Gazetarja: Ok! Takohemi në Tiranë atëherë!

Fermeri: Ai do flejë gjumë ne do rrimë, në nuk duam gjumë, ne kemi fëmijët pa bukë dhe do të rrimë të torturohemi. Ai duhet të flejë gjumë… ai është i qetë. Ne që punojmë jemi borxhlinj.  

Pasi erdhi në Tiranë gazetarja e telefoni sërish Emiljano Shaqellin, por ai vendosi të mos përgjigjej. Fermerët janë ende në pritje për të marrë Lekët./ tvklan.al

Etiketa: 2 viteleketmashtron fermerettregtari


Ju sugjerojmë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
Aktualitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

29 Qershor, 2026 12:53 pm
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit
Aktualitet

Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit

28 Qershor, 2026 10:19 am
Para
Pasi e pranuan publikisht lidhjen, Eni e bën edhe këtë gjë për Gencin

Pasi e pranuan publikisht lidhjen, Eni e bën edhe këtë gjë për Gencin

Detajet/ Pasojat e tërmetit në Jug, 5 banesa të dëmtuara

Detajet/ Pasojat e tërmetit në Jug, 5 banesa të dëmtuara

Tuna flet për largimin nga mediat gjatë periudhës së shtatzënisë

Tuna flet për largimin nga mediat gjatë periudhës së shtatzënisë
















TE FUNDIT

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Numri i viktimave nga dy tërmetet e njëpasnjëshme që goditën javën e kaluar Venezuelën është rritur në 1.719, tha presidenti...

Lexo më shumë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
29 Qershor, 2026

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
29 Qershor, 2026

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar...

Lexo më shumë

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
29 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}