Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tregtarët u shesin fëmijëve lirisht cigare dhe puro

2023/02/17 at 9:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tregtarët u shesin fëmijëve lirisht cigare dhe puro

Dukuria e shitjes së produkteve të cigareve te personat nën 18 vjeç vazhdon ende edhe pse është trajtuar disa herë në emisionin “Stop”.


Subjektet kanë detyrimin që të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të tregtojnë cigare, puro, cigare elektronike e më gjerë, ndaj të miturve.

Ligji kërkon që të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç”.

Nëse një shitës përballet ndonjëherë me ndonjë të mitur që kërkon cigare, ai duhet t’i përgjigjet në këtë mënyrë.

Shitësi: Shes, por jo për ty, se  je i vogël. Duhet  të vijë dikush me moshë madhore, jo ti!

I mituri: Ok, faleminderit!

Por ky detyrim nuk zbatohet. Në emisionin investigativ “Stop” ka ardhur një denoncim nga një prind.

Prindi: Kam djalin 12 vjeç, në klasë të pestë. U bë e disata herë radhazi, që ai më vjedh lekë në shtëpi, për të blerë cigare, puro apo gjëra të tjera që nuk lejohen të shiten për moshën e tij. Ky është një shqetësim i madh. Pa asnjë pikë problemi, pikat që i shesin ato, nuk e kanë problem. Ato edhe pa i pyetur duken se është 12 vjeç. Ndodh pranë institucionit ku mëson dhe në çdo cep të Tiranës ndodh ky fenomen. Një ditë shkova në pushimin e gjatë pranë shkollës dhe në një cep atje ishin një grup i madh fëmijësh që po bënin të njëjtën gjë bashkë me fëmijën tim. Atë ditë më ndodhi që më munguan edhe Lekë në portofol.

“Stop” kreu një vëzhgim në Tiranë ku këto produkte, si: cigare, puro dhe cigare elektronike, u janë shitur fëmijëve 12, 13 dhe 15 vjeç.

Një 12 vjecar shkon tek një subjekt pas shkollës “Bajram Curri” dhe blen një puro.

Shitësi: Çfarë do?

12-vjeçari: Do më japësh një puro?

Shitësi: Puro? Si e do?

12-vjeçari: Puro 1500-she.

Shitësi: Për kë e do?

12-vjeçari: Për vete.

Shitësi: Për vete?! Nuk lejohet.

12-vjeçari: Kam marrë edhe herë tjetër.

Shitësi: Kush të ka dhënë? Ajo gruaja, që është këtu.

Pastaj “Stop” u zhvendos në një tjetër zonë të Tiranës. Këtë herë blerësi është 13 vjeç.

13-vjeçari: Teta, si je?

Shitësja: Mirë!

13-vjeçari: A shisni kështu, pufa?

Shitësja: Kam një lloj shije me shalqi.

13-vjeçari: Sa kushton?

Shitësja: 7 mijë lekë. Me 800 ( thithje)

13-vjeçari: Ok, do ma japësh një, të lutem?

Shitësja: Patjetër, urdhëro!

13-vjeçari: Xhaxhi, si je? A shisni kështu, pufa, gjëra?

Shitësi: Po!

13-vjeçari: Me sa pompa i ke? Ja, këto janë.

Shitësi: Me çfarë i do?

13-vjeçari: S’ka problem, një shije! Ok, do më japësh një, të lutem? Faleminderit, mirupafshim!

13-vjeçari: Teta, si je? A shisni cigare?

Shitësja: Të hapura, jo.

13-vjeçari: Jo të hapura.

Shitësja: Sa vjeç je ti?

13-vjeçari: 13.

Shitësja: Je shumë i vogël për cigare.

13-vjeçari: Po puf?

Shitësi: Ka. Me shalqi.

13-vjeçari: Ok, urdhëro!

13-vjeçari: A shisni cigare?

Shitësja: Shesim cigare, por jo të hapura. Çfarë pakete do?

13-vjeçari: Sa kushton?

Shitësja: 290!

13-vjeçari: Urdhëro!

“Stop” u zhvendos sërish në disa zona të ndryshme të kryeqytetit kësaj here blerësi ishte një 15-vjeçar.

15-vjeçari: Më jep një! Sa lekë bën? 8000?

Shitësja: 8600!

15-vjeçari: Rrofsh! Mirupafshim!

15-vjeçari: Çkemi? Përshëndetje! Edhe njëherë, sa lekë bënte kjo?

Shitësja: 12 mijë!

15-vjeçari: Mirupafshim!

15-vjeçari: Mirëdita!

Shitësja: Si je?

15-vjeçari: Ke paketë…?

Shitësja: Paketë? Po!

15-vjeçari: Sa lekë bën?

Shitësja: 2800!

15-vjeçari: Urdhëro!

Shitësja: Faleminderit!

Bruna Shiroka, mjeke, shpjegoi dëmin e përdorimit të cigareve nga moshat e mitura.

Bruna Shiroka, mjeke: Dëmi ndodh edhe më shumë, kur moshat, që i përdorin janë fëminore, nën 18. Shohim një përdorim të gjerë të duhanit nga mosha 10 vjeç e sipër. Dëmi është shëndetësor, por është edhe dëm psikologjik i një varësie duke kushtuar pjesën më të madhe një procesi fizik të marrjes së vazhdueshme të duhanit sidomos për produktet e cigareve elektronike. Pra përveç një dëmi shëndetësor është një dëm psikologjik që e veçon nga pjesa tjetër aktive e ditës, një fëmijë të kësaj grupmoshe. Është edhe një dëm i madh ekonomik në xhepat e familjeve shqiptare. E parë në këto tre këndvështrime vlerësimi nëse duhet përdorur apo jo është plotësisht i qartë. Të evitohet plotësisht./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
Para
Administratori i firmës mban peng pronat për 64 familje në Tiranë

Administratori i firmës mban peng pronat për 64 familje në Tiranë

Më shumë se 75 milionë euro nga BE dhe PNUD, përfundojnë punimet në 38 shkolla

Më shumë se 75 milionë euro nga BE dhe PNUD, përfundojnë punimet në 38 shkolla

Rama me reporteren e CNN të luftës së Kosovës, uron 15-vjetorin e Pavarësisë

Rama me reporteren e CNN të luftës së Kosovës, uron 15-vjetorin e Pavarësisë
















TE FUNDIT

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
14 Shtator, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan...

Lexo më shumë

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
14 Shtator, 2025

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë prej 6.8 miliardë eurosh për të përmirësuar një nga kantieret e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com