Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

2025/05/24 at 12:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

Në një intervistë me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII që u mbajt në Tiranë, kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit.

Ai u shpreh se gjatë takimeve të tij vizaton, duke shtuar se e ndihmon të ruajë një lloj ekuilibri.

“Kur ka një temë me intensitet dhe nuk kam diçka që të vizatoj, bëhem nervoz shumë shpejt. E kundërta ndodh kur vizaton, rri e pret të vijë momenti yt për “të vrarë” dhe nuk i hidhesh çdokujt”, tha Kryeministri.

Kreu i qeverisë gjatë kësaj interviste pohoi se të vizatuarit e ndihmon duke shtuar se “Besoj se më ka ndihmuar në fillime, kur isha kryetar bashkie dhe nisa të lyeja me ngjyra – se s’kishim para – ndërtesat, pastaj nga ngjyrat shkuam më tej”.

“Ju jeni artist, jeni skulptor, jeni piktor. E keni në gjak kulturën. Si po ju ndihmon kjo kulturë që është pjesë e ADN-së suaj në punën tuaj të përditshme si kryeministër?”, iu drejtua intervistuesi.

Ndërsa kryeministri Rama u përgjigj: “Unë vizatoj gjatë takimeve dhe kjo më ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri. Nuk e dija këtë, po gjatë rrugës lexova një studim, më duket nga Departamenti i Psikologjisë në MIT. Ata kishin  vëzhguar njerëz që skicojnë gjatë takimeve, sepse ka shumë njerëz, që nuk janë artistë dhe e bëjnë këtë. Kishte dy gjetje që më lanë pa fjalë. Njëra ishte që njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve janë mesatarisht 30 për qind më të përqendruar te tema që po diskutohet. Dhe ka logjikë, sepse kur rri ulur të diskutosh, po mendjen e ke diku tjetër, shikon, po je shpesh diku tjetër. Ndërsa, kur syri dhe dora merren me diçka më vete, je automatikisht i përqendruar tek ajo për të cilën po flitet. Gjetja e dytë ishte që 50 për qind e atyre që skicojnë gjatë një takimi, janë më pak të stresuar nga tema e diskutimit dhe mund të dëshmoj për këtë. Kur ka një temë me intensitet dhe nuk kam diçka që të vizatoj, bëhem nervoz shumë shpejt. E kundërta ndodh kur vizaton, rri e pret të vijë momenti yt për “të vrarë” dhe nuk i hidhesh çdokujt.

Kjo më ndihmon. Besoj se më ka ndihmuar në fillime, kur isha kryetar bashkie dhe nisa të lyeja me ngjyra – se s’kishim para – ndërtesat, pastaj nga ngjyrat shkuam më tej. Përgjithësisht, ka një prirje të njerëzve që thonë na duhen artistë të na qeverisin, po do te thosha nuk është e vërtetë. Është personi, jo profesioni. Mund të kesh një artist që është tmerr dhe mund të kesh një jurist që është fantastik për të qeverisur, kështu që ka lidhje me njerëzit, jo me kategoritë. Por, ndoshta, meqë politikanët janë bërë një kategori kaq pak e respektuar dhe, mendoj, për të gjitha arsyet e gabuara, atëherë është kjo prirja që hajde se na duhet të gjejmë shpëtim te ndonjë artist. Nuk është aspak kështu. Unë besoj që ka politikanë të këqij, siç ka politikanë të mirë, ashtu siç ka edhe investitorë të mirë e investitorë të këqij.”

Ju sugjerojmë

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
Aktualitet

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

30 Korrik, 2025 10:28 pm
Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
Bota

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

30 Korrik, 2025 9:59 pm
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Para
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian! Zgjedhja ideale për turistët

'Express': Tirana, kryeqyteti i bukur evropian! Zgjedhja ideale për turistët

TE FUNDIT

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
30 Korrik, 2025

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat...

Lexo më shumë

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
30 Korrik, 2025

Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej...

Lexo më shumë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në...

Lexo më shumë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
30 Korrik, 2025

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com