Aktualitet

“Tregjet janë këneta”,Braçe:Luftoni abuzimin, ose me tregtarët ose me fshatarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 12/05/22 |
Opi Nion

Kritik ka qenë sërish deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Braçe tha se ekzistenca e Bordeve tregon mungesën e Konkurrencës dhe abuzimet që bëhen më treg. Ai tha se sot janë në treg 4 pesë operatorë ndërsa theksoi se tregjet janë këneta. Ndër të tjera Braçe nënvizoi se PS nuk ja doli të hiqte barrierat e vendosura gjatë 8 vieve të qeverisjes së PD, e të krijonim hyrjet e reja në treg duke theksuar se duhet luftuar abuzimi.

‘Ekzistenca e bordeve është prova më e qartë e abuzimit në treg. E abuzimit me çmimet me fikdimin e tyre. Janë marrëveshje që kanë cenuar konkurencën në vite. Vajin 98 përqind te tregut  e kanë 3 kompani. Drithin e kanë 4 kompani, orizin atë kokërrgjatin 95% të tregut e kanë 3 kompani, i gjithë ushtrimi i bordit kanë njohur edhe përqëndrimin e tregut dhe abuzimin. Jemi në regjimin e rregullimit të çmimeve nga bordet. Tregjet tek ne janë këneta, nuk ndryshon asgjë në to. Tregu i naftës që kishte 5 operatore ka sot 4 operatorë kryesore. Tregjet e tjera janë në po të tilla kategori. Ne nuk ja dolëm do të të hiqnim barrierat e vendosura gjatë 8 vieve të qeverisjes së PD, e të krijonim hyrjet e reja në treg. Duhet luftuar abuzimi, duhet ndarë mendja  ose me tregtarët ose me fshatarët’- tha Braçe./Opinion.al

 

Pas