Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre versione për vdekjen e Adelës, çfarë mund të ketë ndodhur me gazetaren?

2017/11/02 at 5:38 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e gazetares, policia jep detaje: Vuante nga epilepsia

TIRANE- Ende pa dalë përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore, policia nxitoi të nxjerrë një diagnoze nga e cila sipas saj, vuante 31-vjeçarja e ndjere, gazetarja Adelajda Xhamani, ndërsa mediat shpallen si shkak të vdekjes, atakun kardiak, duke përhapur edhe panik në popullatë për shkak të moshës tepër të re të gazetares. Në deklaratën e asaj dite policia tha se 31-vjeçarja vuante nga epilepsia, ndërsa në mediat elektronike dhe rrjetet sociale u pretendua për një atak në zemër. Madje edhe në këtë pikë informacioni ishte i dyzuar pasi në disa media online përshkruhej atak dhe disa të tjera arrest kardiak, që sipas specialistëve janë dy terma krejt të ndryshëm mjekësore. Për të qenë sa më transparent me publikun iu drejtuam ekspertëve kardiolog në QSUT ku morëm kontakt me shefin e këtij shërbimi profesor Petrit Bara.


Në sqarimin e tij dr Bara thotë se termi atak kardiak i përdorur për të përshkruar një goditje në zemër është i gabuar dhe nuk ekziston në literaturën mjekësore. Mjeku rendit disa nga sëmundjet akute të zemrës që cilësohen si tepër kërcënuese për jetën, të cilat sipas tij nuk shfaqen si rrufe në qiell të pastër, por shumë më herët se gjendja e pacientit të agravohet. Bara thotë se termi atak i zemrës me shumë gjasë është përdorur në vend të atakut epileptik, një çrregullim i trurit që karakterizohet nga kriza të përsëritura dhe të paprovokuara por që nuk përbëjnë kërcënim për jetën, aq më tepër në mosha të reja që nuk janë kuruar nga epilepsia apo sëmundjet kardiake. Ataku epileptiku shoqërohet me shenja paralajmëruese që zgjasin nga 3 deri në 5 minuta si dhe lë gjurmë tek pacienti, si shkumëzim nga goja kafshim gjuhe, humbje kontrolli etj.
Ndryshe nga ataku epileptik termi tjetër i përdorur në media, arresti kardiak është ndalimi i rrahjeve të zemrës që çon në paralizim të frymëmarrjes dhe pengim të dërgimit të gjakut në tru. Për rrjedhojë pacienti humb vetëdijen dhe nëse nuk merr ndihmën emergjente pëson vdekjen. Por sipas mjekut edhe arresti nuk ndodh pa një shkak dhe pa lënë gjurmë. Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT thotë se duhet treguar kujdes nga përdorimi i medikamenteve qetësuese si morfina apo peditina, që mund të çojë deri në arrest kardio-respirator te pacientët që kanë kaluar në jetë një parainfarkt ose një infarkt miokardi. Por edhe në këtë rast mjeku përjashton moshat e reja që nuk kanë shfaqur simptoma të mëhershme.

Mjeku thotë se në raste fatkeqësish, duhet të pritet fjala e mjekësisë ligjore për shpalljen e shkakut të vdekjes, ndërsa bëri thirrje që njerëzit të mos i injorojnë shenjat paralajmëruese që jep zemra kur diçka nuk shkon mirë me të./Nga: Erjon Skendaj-Balkaweb

Etiketa: adelajda xhamani


Ju sugjerojmë

Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
Sport

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

3 Shtator, 2025 5:25 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
Bota

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

3 Shtator, 2025 4:28 pm
Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Albin Kurti është thërritur në Prokurorinë Speciale
Rajoni

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”, Mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

3 Shtator, 2025 3:26 pm
Para
Lotaria amerikane/Ambasada paralajmëron: kujdes me mashtruesit 

A do të preken aplikuesit e këtij viti nga mbyllja e lotarisë amerikane?

Disa foto fantastike- Teknologjia e avancuar përball të moshuarve

Disa foto fantastike- Teknologjia e avancuar përball të moshuarve

Partizani i Beogradit VS Skënderbeu/ Qindra policë rrethojnë stadiumin e Beogradit

Partizani i Beogradit VS Skënderbeu/ Qindra policë rrethojnë stadiumin e Beogradit
















TE FUNDIT

Plazhet më të pistë në Shqipëri

Plazhet më të pistë në Shqipëri
3 Shtator, 2025

Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje...

Lexo më shumë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
3 Shtator, 2025

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti...

Lexo më shumë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
3 Shtator, 2025

PD ka nisur hapat e para për reformimin e paralajmëruar brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sekretari...

Lexo më shumë

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com