Tre turistë çekë kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, ndërsa në ndihmë u ka shkuar ministria e Mbrojtjes, e cila ka dërguar një helikopter Cougar.
Ministri Niko Peleshi, me një postim në Facebook, thotë se gjendja e tyre shëndetësore është e mire, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.
“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruhet në postim.