Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një ndërtesë 6-katëshe në Paris.
Mediat raportojnë për 3 persona të vdekur, ndërsa 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa ka zgjatur për më shumë se 3 orë, edhe pse u angazhuan 200 zjarrfikës për vënien nën kontroll të flakëve.
Nga raportimet e para, dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht në restorantin në katin e parë të ndërtesës./ Opinion.al