Tre persona janë arrestuar të dielën, pasi akuzohen për pengmarrjen dhe kërcënimin e një të riu.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan.
Pas hekurave përfunduan Arben Raxha, 48-vjeç, Bekim Raxha, 21-vjeç, Erion Kaçuli, 18-vjeç, të tre banues në fshatin Griqan.
Tre të arrestuarit akuzohen për pengmarrje dhe kërcënim të një 25-vjeçari me banim në Elbasan.
Shtetasi me inicialet A.S, u mor me forcë në makinë dhe më pas u kërcënua me jetë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’./Opinion.al/