Kronikë

Tre persona tentojnë të grabisin banesën në Durrës, plagoset 48-vjeçari


               Publikuar në : 11:27 - 21/08/19 |
Opi Nion

Tre persona kanë tentuar të grabisin me armë zjarri një banesë në fshatin Pjeshkë të Durrësit. Mësohet se grabitësit janë futur në banesën e 48-vjeçarit F.M., i cili i ka diktuar hajdutët dhe është përleshur fizikisht me ta.

Gjatë përplasjes fizike, ka mbetur i plagosur pronari i banesës, i cili dyshohet se është qëlluar me sende të forta. Aktualisht 48-vjeçari ndodhet në spitalin e Durrësit, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Policia bën me dije se tre grabitësit janë futur në banesën e F.M., rreth orës 02:35 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tre personave që tentuan të grabisnin banesën e 48-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Durrës

Më datë 21.08.2019, rreth orëz 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas