Bota

Tre persona të zhdukur dhe 1 mijë shtëpi të shkatërruara nga zjarri në Kolorado


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 02/01/22 |
Opi Nion

Autoritetet në shtetin e Kolorados në Shtetet e Bashkuara thonë se tre persona janë të zhdukur pasi zjarri shkatërroi pothuajse 1,000 shtëpi dhe struktura të tjera. Personat e zhdukur konsiderohen se kanë vdekur, teksa autoritetet kanë angazhuar edhe qentë për të kërkuar kufomat e tyre.

Sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre personat jetonin në shtëpitë që janë shkatërruar nga zjarri dhe gërmadhat e të cilave tani janë mbuluar nga bora.

“Strukturat ku këta persona jetonin janë shkatërruar plotësisht dhe tani janë mbuluar nga bora”, tha Pelle.

Autoritetet ende janë duke u mundur që të përcaktojnë shkaktarin e zjarrit, që shpërtheu më 30 dhjetor 2021. Zjarri detyroi mijëra persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre, teksa pjesa veriperëndimore e Denverit u kaplua nga flakët.

Nëntëdhjetë për qind e qarkut Boulder është prekur nga thatësia ekstreme dhe në këtë vend nuk ka rënë shi që prej mesit të verës së vitit të kaluar.

Zyrtarët fillimisht kishin thënë se linjat e energjisë u dëmtuan nga erërat e forta, që mund të kenë përhapur zjarrin, por inspektimet më pas gjetën se linjat e energjisë nuk kishin qenë të dëmtuara në vendin ku zjarrfikësit besojnë se nisi zjarri.

Pelle tha se autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Ai tha se të paktën 991 shtëpi janë shkatërruar, por shtoi se numri i saktë ende nuk dihet.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur katastrofë të madhe në këtë zonë dhe ka urdhëruar dërgimin e ndihmës federale për të gjithë personat e prekur./REL

 

Pas