Bota

Tre persona të arrestuar për terrorizëm pas shpërthimit në Liverpul


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:46 - 15/11/21 |
Opi Nion

Zyrtarë britanikë kundër-terrorizmit kanë arrestuar tre persona, pas shpërthimit të një makine jashtë një spitali në Liverpul, ditën e diel, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur një tjetër.

Pasagjeri në makinë humbi jetën në skenën e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i makinës është plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, ka thënë policia.

Zyrtarë kundër-terrorizmit kanë thënë se janë duke hetuar rastin me policinë lokale dhe se janë duke analizuar se çfarë mund të ketë ndodhur.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndjen keqardhje për personat e prekur në këtë incident.

Tre personat, të moshave 29,26 dhe 21, janë ndaluar në zonën Kensington për terrorizëm, ka thënë policia përmes një deklarate.

Zyrtarët policorë kanë thënë se shpërthimi nuk është shpallur incident terrorist, deri më tani.

Pas