Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre operacione plastike për fshehjen e identitetit, flet lordi drogës

2018/12/01 at 8:23 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre operacione plastike për fshehjen e identitetit, flet lordi drogës

Një ish-lord i drogës kolumbiane, i njohur për bërjen e operacioneve plastike ekstreme për fshehjen e identitetit të tij, dëshmoi të enjten në një gjyq lidhur me aleancën e tij fitimprurëse të trafikut të drogës me homologun meksikan Joaquin “El Chapo” Guzman.


I pyetur për tiparet e tij tërësisht të modifikuara, Juan Carlos Ramirez Abadia shpjegoi se kishte bërë të paktën tre operacione plastike duke ndryshuar nofullën, mollëzat, sytë, gojën, veshët dhe hundën.

Ramirez Abadia i tha jurisë se i kishte dhënë ryshfete autoriteteve në Kolumbi për zhdukjen e dosjeve kriminale.

Në një karrierë 20-vjeçare, dëshmitari vlerësoi se kontrabandoi 400.000 kilogramë drogë, urdhëroi 150 vrasje dhe grumbulloi një pasuri aq të madhe sa humbi 1 miliard dollarë pas arrestimit të tij në Brazil në vitin 2007.

Ramirez Abadia u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u deklarua fajtor për vrasje dhe akuza të drogës.

Ai ra dakord të bashkëpunonte me drejtësinë për të dhënë dëshmi mbi ndjekjet penale më të mëdha të narkotikëve si Guzman.

Ramirez Abadia është tregtari i tretë i drogës që ka dëshmuar deri më tani në gjyqin në gjykatën federale të Brooklyn, ku po gjykohet Guzman.

Të enjten, Juan Carlos rrëfeu një takim në një hotel në Meksikë në fillim të viteve 1990, ku arriti një marrëveshje me El Chapo.

Sipas kësaj marrëveshje karteli kolumbian do transportonte drogën e tij në Meksikë për kartelin Sinaloa për ta kontrabanduar atë në Los Anxheles dhe New York.

Pasi Ramirez Abadia u zhvendos në Brazil dhe ribëri fytyrën e tij, dukej aq ndryshe sa që hetuesit e drogës ishin të detyruar të përdorin teknologjinë e njohjes së zërit për të bërë identifikimin e nevojshëm, tha avokati i ish-lordit pas kapjes së tij.

Ai u gjet në një shtëpi luksoze me palestër, sauna, pishinë dhe gati 1 milion dollarë të fshehura.

Etiketa: el chapolordi drogës


Ju sugjerojmë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Para
Juventusi vijon me hap kampioni

Juventusi vijon me hap kampioni

29-vjeçari i infektuar me HIV/AIDS që dëshiron të bëhet baba

29-vjeçari i infektuar me HIV/AIDS që dëshiron të bëhet baba

Kameramanët e TV-ve goditen nga policia, filmuan arrestimin e protestuesve

Video/"Kanë marrë deputetin", momenti kur ndërhyn policia tek Unaza e Re
















TE FUNDIT

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
23 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën...

Lexo më shumë

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
23 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se vendimi u mor me...

Lexo më shumë

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
23 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, një kritik i hapur i luftës së Izraelit në Gazë, ka bërë thirrje që shteti i...

Lexo më shumë

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Erion Veliajt, i cili u arrit në Mbledhjen e Këshillit, u shoqërua me disa mungesa. Këshilltarët e PS-së,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com