Mëngjesin e kësaj të marte tre automjete në Tiranë janë përfshirë nga zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 rrugën “Vëllezërit Hobdari” në zonën e Tiranës së Re.
Sipas informacioneve, makinat kanë qënë të parkuara pranë njëra-tjetrës, nga të cilat një nga mjetet është shkrumbuar totalisht dhe dy të tjerat janë djegur pjesërisht.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për të saktësuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur si shkak i ndonjë defekt teknik./ Opinion.al