Aktualitet

Tre lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit në Veri të Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:33 - 15/09/21 |
Opi Nion

Tre lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.

Sipas IGJEUM, lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut, 28 km në veri të Shkodrës.

Pak minuta më vonë, në orën 04:28 ka pasur një tjetër lëkundje të lehtë 14 km në verilindje të Koplikut, me magnitudë 2.1.

Ndërsa dhjetë minuta më pas është ndjerë dhe lëkundja e tretë me magnitudë 3.4,  2 km në verilindje të Koplikut.

Nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar./Monitor

Pas