Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre kandidatë për kryeministër, tre opsione për qeverisje

2017/05/28 at 8:38 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tre kandidatë për kryeministër, tre opsione për qeverisje

Partive politike u ka mjaftuar shpallja e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që brenda natës, të zotohen se do t’i zgjidhin, të paktën me deklarata, problemet e shumta të grumbulluara në Kosovë. Për dy vjet, subjektet politike nuk arritën të gjejnë formulën e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, duke i lënë qytetarët e Kosovës të izoluar pa liberalizim të vizave, ndërkaq një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, u prezantuan shumë opsione për tejkalimin e kësaj problematike. Po ashtu, edhe në këto zgjedhje partitë politike shkelën ato që i quajtën më parë “vija të kuqe”, duke i bërë ato që dikur u cilësuan si koalicione të panatyrshme, plotësisht të natyrshme. Aktualisht, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partinë Nisma, pastaj koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe subjektin e ri Alternativa, si dhe subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, po zgjojnë interesimin e opinionit dhe medieve.


Të tri blloqet politike kanë prezantuar edhe kandidatët e tyre për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. I cilësuar si krahu i luftës, edhe pse i unifikuar në një koalicion pas 17 viteve, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma ka nxjerrë si kandidat të përbashkët për postin e kryeministrit të ardhshëm, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit, thotë se Qeveria nën drejtimin e tij do të merrte një pozicion tjetër karshi dialogut me Serbinë. Sipas Haradinajt, ka ardhur koha që Kosova të jetë shtet, pa fusnotë.

“Nuk është vetëm nacionaliste ose kombëtare, por po dëshirojmë ta përmbyllim dhe të gjithë ta kuptojnë se Kosova është Kosovë më vete. Pra, që Kosova vendos për Trepçën, Kosova vendos për Brezovicën, për ushtrinë, për qymyrin, për çka do që është e Kosovës ne vendosim. Nëse vazhdojmë ta ruajmëose ta lëmë veten edhe me fusnotë edhe të pavarur, s’mundemi më”. “Ne duhet të veprojmë në këtë drejtim. Janë disa absurde që dëshirojmë t’i zgjidhim edhe në raport me partnerët tanë, në këtë rast është BE­ja, pra duhet të ketë një qasje më strikte në marrëdhëniet mes palëve dhe të mos favorizohet shumë Beogradi”, thotë Haradinaj.

Ndërkaq, në raport me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj beson se marrëveshja mund të përmbyllet pa u detyruar që Kosova të humbë territor, duke aluduar në marrëveshjen aktuale, e cila ka mbetur pezull dhe e paratifikuar nga Kuvendi.

“Porosia e territorit është se nuk mund të jap tokë. E kuptoj që janë ndarë sfida para nesh që kërkojnë zgjidhje, por besoj që do ta gjejmë zgjidhjen për demarkacionin pa dhënë tokë, duke mbetur kufiri në Çakorr edhe në Kullë”, deklaron Haradinaj. Edhe koalicioni i LDK­së, së Isa Mustafës, me AKR­në e Behxhet Pacollit dhe Alternativën që drejtohet nga dy figura të njohura politike, Ilir Deda e Mimoza Kusari­Lila, ka dalë me kandidatin e përbashkët për kryeministër. Ai është Abdullah Hoti nga LDK­ja, aktualisht ministër i Financave në Qeverinë në largim të Kosovës. Hoti pretendon se pas zgjedhjeve do të udhëheqë Qeverinë e koalicioni të qendrës së djathtë. Objektivat e tij kryesorë janë nga fusha e zhvillimit ekonomik. “Sundimi i rendit dhe ligjit, lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, ashtu siç e kemi dëshmuar gjatë këtyre viteve dhe normalisht plotësimi i të gjitha kushteve që sa më shpejt ne të lëvizim pa viza dhe të integrohemi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thekson Hoti, duke folur për qëllimet kryesore për të cilat do të angazhohet.

Por, mbi të gjitha, Abdullah Hoti mëton që në Kosovë të sjell një model evropian të zhvillimit ekonomik, i cili, sipas tij, do t’i krijonte parakushtet për një jetë më të mirë dhe më të sigurt në këtë vend.

“Për mua, si kandidat për kryeministër, nuk ka gjë më të rëndësishme sesa që njerëzve t’u krijojmë mundësitë për punë, për të ardhura dhe për jetë stabile. Unë jam i sigurt që pas datës 11 qershor, bashkë me partnerët e koalicionit, do t’ia kthejmë vendit qetësinë e nevojshme që duhet ta ketë – qetësinë për të jetuar, qetësinë për t’i shkolluar fëmijët, qetësinë për të bërë biznes dhe qetësinë për jetën e përditshme, normale në këtë vend”, deklaron Hoti.

E njohur si parti opozitare për disa vjet rresht, jo vetëm në raport me dy partitë më të mëdha në Kosovë, por edhe në raport me praninë ndërkombëtare, Lëvizja Vetëvendosje nuk gjeti gjuhë të përbashkët me asnjërin prej blloqeve të koalicionit, duke konkurruar si e vetme në zgjedhje. Vetëvendosje ka kandiduar ish­liderin e saj, Albin Kurti, për postin e kryeministrit të Kosovës. Ai premton se do të formojë ushtrinë e Kosovës, se do të rinegociojë me Malin e Zi çështjen e demarkacionit të kufirit dhe se do të vendosë dialog me serbët e Kosovës, kurse me Beogradin, sipas tij, do të bisedohet vetëm si dy shtete të barabarta.

“Do ta bëjmë Kosovën me ushtri, përkatësisht do të bëjmë themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në NATO. Do të bëjmë rishikim shkencor, administrativ dhe parlamentar të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Qeveria e jonë do të nisë pa hezitim bisedimet direkte me Qeverinë e Malit të Zi me synimin për arritjen e një marrëveshjeje të re për përcaktimin e vijës kufitare. Demarkacioni aktual nuk është përcaktim kufiri, por ndryshim kufiri”, thotë Kurti. Premtimet e Albin Kurtit, nisin nga reformat ekonomike e deri te bashkimi i Mitrovicës, duke i eliminuar ndarjet etnike:

“Qeveria e Vetëvendosjes do të sjell zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes fondit sovran dhe Bankës Zhvillimore. Sovranitet shtetëror nëpërmjet ushtrisë e përmes bashkimit të Mitrovicës. Integrim të plotë të serbëve përmes dialogut të hapur me ta”.

Nisur nga deklaratat e para­fushatës së liderëve dhe kandidatëve për kryeministër, analisti Imer Mushkolaj thotë se nuk është duke dëgjuar mesazhe të reja, nga ato që janë dëgjuar në tre vjetët e fundit. “Nuk po shoh asgjë të re, as në përmbajtjen që këta të nominuar për kryeministër po u ofrojnë qytetarëve. Thjesht, e kam përshtypjen që ne jemi në fushatë tash sa kohë dhe se ky është vetëm një vazhdim i fushatës, por ndonjë prerje të nevojshme në raste të tilla në mënyrë që vërtetë qytetarët ta dinë ta bëjnë dallimin, unë nuk po shoh”, vlerëson Mushkolaj.

Mungesa e liberalizimit të vizave, që ndërlidhet edhe me mungesën e konsensusit dhe votave në Kuvend për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi e deri te përplasjet me bashkësinë ndërkombëtare rreth themelimit të ushtrisë, ishin disa nga arsyet që u theksuan se e dërguan Kosovën në bllokadë dhe rrjedhimisht në zgjedhje të parakohshme.

Por, nga kjo para­fushatë e deritashme, Imer Mushkolaj thotë se nuk ka dëgjuar ndonjë opsion se si do të zgjidhen këto çështje, përveç dhënies së zotimeve, të cilat janë tashmë të dëgjuara ndër vite. “Mos të harrojmë që ne në koalicione parazgjedhore kemi parti politike, rrjedhimisht edhe kandidatë për kryeministër, të cilët në fakt deri para pak ditësh kanë pasur qasje plotësisht ndryshe për sfida, të cilat duhet t’i kalojë vendi, krahasuar me qasjen e tashme, e cila është determinuar edhe nga koalicioni, respektivisht nga partitë që janë në koalicion”. “Por, mbetet të shihet se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve dhe pastaj mbase do t’i qartësojnë edhe idetë dhe veprimet e tyre karshi këtyre çështjeve”, potencon Mushkolaj. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. /REL

 

Etiketa: kosovetre kryeministrazgjedhjet


Ju sugjerojmë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit

15 Maj, 2025 4:43 pm
Para
Sherr për dyqanin e byrekut, babait të dy fëmijëve u qëllua tri herë me thikë

Sherr për dyqanin e byrekut, babait të dy fëmijëve u qëllua tri herë me thikë

Më 5 qershor, Mal i Zi bëhet anëtari i 29 i NATO

Më 5 qershor, Mal i Zi bëhet anëtari i 29 i NATO

Emrat/ Pluhur misterioz para Kryeministrisë, dhjetra qytetarë përfundojnë në spital pas mitingut të PD

Emrat/ Pluhur misterioz para Kryeministrisë, dhjetra qytetarë përfundojnë në spital pas mitingut të PD
















TE FUNDIT

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com