Aktualitet

Tre javë betejë me COVID-19, ndahet nga jeta nën-koloneli i FA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 15/11/20 |
Opi Nion

Nënkoloneli i Forcave të Armatosura, Ndrec Përkeqi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.

Mësohet se Nënkoloneli Përkeqi, prej tre javësh ishte i shtruar në spitalin Covid-2.  Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua.

55-vjeçari kishte një eksperiencë 30 vjeçare në Forcat e Armatosura. Ai ka shërbyer në FA që prej vitit 1988 duke nisur në Peshkopi, Laç dhe Tiranë.

Gjithashtu, Përkeqi ka pasur një rol dhe kontribut shumë të madh në luftën e Kosovës, pasi në atë periudhë ka qenë komandat i batalionit të tankeve./ Opinion.al

 

Pas